11 Dhjetor 2018

Ministri Lluka nënshkruan marrëveshje me Kanaden për rritjen e investimeve

Prishtinë, 6 mars - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, së bashku me homologun e tij kanadez James Carr, sot kanë nënshkruar marrëveshjen për promovimin e investimeve kanadeze në Kosovë..

Kjo është marrëveshje tejet e rëndësishme per ekonomine kosovare ngase hap perspektivë për investime të kompanive kanadeze në Kosovë.

Ministri Lluka në fjalen e tij gjatë nënshkrimit potencoj përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së së  Kosovës për të krijuar kushte të favorshme për investitorë  në veçanti për kompanitë kanadeze.

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është lajm i mrekullueshem për ne, kompanitë kanadeze kanë mundësi të jashtëzakonshme të investojnë në Kosove,  kjo marrëveshje qartësisht shpreh përkushtimin tonë për të ofruar siguri për investitorët e mbi të gjitha mundësi punësimi dhe  rritje ekonomike për vendin.  Me këte marrëveshje Kosova do të jetë nyje e investimeve kanadeze në rajon”, ka thënë Ministri Lluka, pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Ndërsa, për ministrin Carr kjo marrëveshje është e një rëndesie të veçante ngase do i mundesojë kompanive kanadeze të investojnë në Kosovë si treg i ri në mes të Evropës.

 “Kosova ka shtrirje të mrekullueshme gjeografike dhe fuqi të re punëtore, me nënshkrimin e kësaj marrëveshje ne po ju krijojme kushte kompanive kanadeze të investojnë në Kosovë e poashtu kompanive kosovare të eksportojnë produktet e tyre në tregun kanadez” tha Carr.

Ndryshe, kjo marrëveshje është nënshkruar në dhjetë vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike në mes dy vendeve.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 dhjetor 2018 - Organi Shqyrtues i Prokurimit fillon me transmetim të drejtpërdrejtë “live stream” të sesioneve të tij, një hap ky në drejtim të një qasjeje më transparente nga ana e këtij institucioni. (Zyra e Organit Shqyrtues të Prokurimit, ish-Banka e Lubjanës, kati i 5-të, ora 10:00)
- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” do të mbajë tryezën e diskutimit me temë “Zbatimi i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik në pushtetin legjislativ”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Shoqata “Miqtë e Amerikës” dhe Komuna e Gjakoves hapin Librin e Zisë, në nderim të Presidentit George H.W. BUSH. (Pallati i Kulturës "Asim Vokshi" në Gjakovë, ora 10:00)

- Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” do të organizohet aksion pastrimi në Komunën e Rahovecit. (Rruga kryesore në fshatin Zaqisht të Rahovecit, ora 10:00)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, do të diskutojë me nxënësit e shkollave të mesme me temë "Të mbështesë ndryshimin kulturor: roli i gjeneratave të reja për formësimin e vlerave të së nesërmes".  (Kafiteria Dit' e Nat', ora 10:00)

- Kompania vendore 'Produktet Natyrale të Kosovës' organizon ceremoninë e inaugurimit të linjës së re me teknologji të avancuar për përpunimin e farave të kungullit. (Fabrika 'Produktet Natyrale të Kosovës' në fshatin Loxhë në Pejë, ora 11:00)

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës të mbajë konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve të sektorit privat. (Zyret te BSPK, së ora 11:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ngjarjen vjetore të shpërblimeve në kuadër të projektit “Leja prindërore për barazi gjinore” që financohet nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme dhe mbështetet nga Qeveria Suedeze. (Libraria Dukagjini, ora 11:00)

- Mbahet tryeza në të cilën do të diskutohet për pakon ligjore kundër korrupsionit, si dhe për punën e institucioneve të drejtësisë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-405, ora 11:00)

- Policia e Kosovës mban konferencën zyrtare e cila i dedikohet fushatës kundër korrupsionit, të realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me ICITAP-in Amerikan. (Stacioni policor “Qendra”, ora 11:00)

- Asociacioni i Arkitektektëve të Kosovës dhe Komunës së Gjilanit bën prezantimin e “Bienales së Arkitekturës 2018”, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Komunës së Gjilanit dhe arkitektët në nivel Kosove dhe ata regjional. (Gjilan, ora 13:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon konferencën për shtyp me temë “Standardizimi i produkteve vendore: Shpërndarja dhe shitja e standardeve. (Resource Center Kosovo, në lagjen Pejton, në zyre të Forumit për Iniciativa Qytetare, ora 13:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” do të organizoj tryezen e diskutimit me temë “Zbatimi i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik në pushtetin ekzekutiv”. (Hotel Sirius, ora 14:00 - shtyhet, ora 15:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media lidhur me çështjen e dialogut me Serbinë, për të cilën do të flasin nënkryetarët Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani. (Zyrat e PSD-së, në lagjen "Arbëria", ora 14:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në prag të përfundimit të vitit 2018, organizon ngjarjen vjetore për shënimin e të arriturave në vetëqeverisjen lokale në Kosovë si dhe të prezantojë orientimet për vitin e ardhshëm. (Sheshi 21, ora 18:00)