04 Dhjetor 2020

Ministri Krasniqi interesohet për cilësinë e naftës, merren disa mostra për analiza

Prishtinë, 9 shtator - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, bashkë me inspektorë të tregut ka qëndruar sot në Terminalin doganor në Prizren.  

Pas takimit me drejtuesit rajonal të doganës, janë marrë mostrat e naftës në pesë maune për të vërtetuar nëse cilësia e derivateve është në përputhje me parametrat që i përcakton ligji.

Ministri, Krasniqi ka thënë se në vazhdën e disa inspektimeve sot është vendos që kontrolli i naftës të bëhet para se ai të shkarkohet nëpër pompa të derivateve për t’u kuptuar se çfarë cilësie po futet në tregun e Kosovës.

“Ne si institucione shtetërore kemi obligim që t’i sigurojmë qytetarët për cilësinë e produkteve që janë në treg. Sot vendosëm që ta vizitojmë këtë terminal për t’u marrë kryesisht me derivatet e naftës ku inspektorët morën mostrat nga 5 maune për t’u kontrolluar cilësia e derivatit”, ka deklaruar ministri Krasniqi.

Në takim me përfaqësuesit e Doganës së Kosovës, doganierët kanë treguar për vështirësitë me të cilat ballafaqohen prej kur kompetencat për kontrollin e cilësisë dhe analizave i janë bartur këtij institucioni.

Ministri Krasniqi ka thënë se do të shqyrtohen mundësitë për të parë nëse duhet që kjo kompetencë t’i kthehet Inspektoratit të Tregut në kuadër të MTI-së.

“Konsiderojë se Inspektorati Tregut, që vepron në kuadër të MTI-së, është më i përgatitur me ekspertë të fushave të ndryshme dhe mund ta kryen me profesionalizëm kontrollin e cilësisë së derivateve të naftës ashtu siç kontrollon shumë produkte të tjera. Një gjë të tillë e kanë bërë shumë kohë dhe pos përvojës në këtë inspektorat  ka edhe ekspertë shumë mirë të përgatitur për këtë punë. Ne do t’i shqyrtojmë mundësitë nëse duhet që kjo kompetencë t’i kthehet Inspektoratit të Tregut në kuadër të MTI-së”, ka theksuar ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi.

Vitin e kaluar inspektorët e MTI-së kanë marrë 940 mostra të derivateve të naftës, ku 56 prej tyre nuk kanë qenë në përputhje me parametrat e lejuara.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Dhjetor 2020

- Mbahet seanca fillestare për rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, departamenti Special - krimet e rënda me c'rast avokati mbrojtës do te jep deklaratë për mediet pas seancës. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 9:30)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti do të mbaj një takim virtual me presidentin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit Alexis Mourre dhe Drejtoreshën e Komisionit të Arbitrazhit për Evropë, Laetitia de Montalivet. (Takim virtual, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Emilja Redzepi, do të bëjnë nënshkrimin e kontratave me përfituesit e thirrjes për përkrahjen e OJQ-ve dhe individëve në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 10:00)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale, dhe Hulumtime organizon aktivitetin “Tuneli i Fundit” në përkujtim të grave të vrara si pasojë e dhunës në familje në pesë vitet e fundit në Kosovë, dita e dytë. (Përballë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton shkresën e Artan Qerkinit përfaqësues i Malcolm Simmons, ish kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, “Përgjigje në ftesën për të dëshmuar para Komisionit për Legjislacion” si dhe njoftohet me shkresën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian, Tomas Szunyong, për emërimin e Karin Hernmark Ahliny, Ambasador i Suedisë, anëtar i Bordit  Mbikëqyrës  të Agjencisë Kosovare për Verifikim dhe Krahasim të Pronës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:15)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Ministrin e Ministrisë së Infrastrukturës Arban Abrashin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit te Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Organizata Etea dhe Aleanca Franceze në Prishtinë me mbështetjen e Ambasadës Franceze do të mbajnë takimin e parë të huazimit të librave. (Tek objekti i Aleancës Franceze, ora 11:00)

- Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) mban konferencë për medie lidhur me një hetim ndaj ndërmarrjeve që operojnë në tregun e energjisë elektrike. (Ish-objekti i Bankës së Lubjanës, ora 11:15)

- Kryetari i Delegacionit të Kosovës, Ibrahim Makolli dhe ai i delegacionit të Serbisë Veljko Odalovic do të mbajnë konferencë për media lidhur me varrezën masive në Kizhevak të Serbisë. (Lokacioni i varrezës masive në Kizhevak  të Serbisë, ora 12:00)

- Shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarit N. M., i cili akuzohet nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, për veprën penale “vrasje e rëndë” pasi qe në  fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, i pandehuri dyshohet që pas mosmarrëveshjeve familjare, me një mjet të fortë - shufër metalike, godet bashkëshorten e tij në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, me ç’rast të ndjerës i ka shkaktuar plagë të cilat kanë qenë vdekjeprurëse. (Gjykata Themelore Gjilan, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtoren e Insitutit Hidrometeorologjik të Kosovës Letafete Latifi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë plotëson listën e dëshmitarëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 

- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, mban sot konferencë për media. (Oborri i Kuvendit hyrja nga sheshi, ora 14:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike mban konferencë për media me rastin e dorëzimit të padisë për konflikt administrativ kundër vendimeve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe Zyrës së Rregullatorit për Energji”. (Para Pallatit të Drejtësisë, ndërtesa A, ora 14:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla pret në takim ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj ku pjesë e takimit do të jenë edhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. (Objekti i MPJD-së, ora 14:00)

 

- Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrja e Financave Hykmete Bajrami, mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)