19 Prill 2024

Ministri Hoti nënshkruan Rregulloren për Financimin e OJQ-ve

Prishtinë, 13 qershor -  Pas një punë gati dyvjeçare në draftimin e saj, sot është nënshkruar Rregullorja MF-NR. 04/2017 mbi Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve, nga ana e Ministrit të Financave Avdullah Hoti.

Kjo Rregullore përcakton kriteret, standardet dhe procedurat themelore për financimin publik të organizatave jo-qeveritare, me qëllim të vendosjes së një sistemi transparent dhe llogaridhënës për financimin me fonde publike të programeve dhe projekteve të OJQ-ve që janë të interesit publik në Republikën e Kosovës.

Me hyrjen në fuqi të kësaj Rregulloreje, procedurat e financimit të OJQ-ve do të jenë unike dhe do të krijohen mekanizmat e duhur të raportimit, e cila do të rezultojë në përmirësimin e nivelit të llogaridhënies dhe transparencës gjatë harxhimit të parasë publike.

Vlen të  theksohet se kjo Rregullore është punuar nga një ekip, pjesë e të cilës kanë qenë edhe përfaqësues nga shoqëria civile, dhe gjatë procesit të hartimit janë konsultuar të gjitha palët e interesit, nëpërmjet mekanizmave të Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunimin me Shoqërinë Civile, dhe nëpërmjet mekanizmave tjerë të konsultimit publik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)