24 Prill 2024

Merkel bën thirrje për bisedime tregtare me ShBA-në

Berlin, 28 mars - Kancelarja gjermane, Angela Merkel, bëri thirrje për bisedime mbi politikën tregtare midis Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara.

Merkel-i diskutoi mbi këtë çështje në një bisedë telefonike me Presidentin e ShBA-së, Donald Trump-in.

ShBA-ja ka vendosur të përjashtojë përkohësisht Bashkimin Europian dhe gjashtë ekonomi të tjera nga tarifat e çelikut dhe aluminit të nënshkruara nga Trump-i këtë muaj.

Presidenti Trump vendosi një tarifë 25 për qind mbi çelikun e importuar dhe një tarifë 10 për qind mbi aluminin, të cilat hynë në fuqi të premten e kaluar.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se Merkel dhe Trump rikonfirmuan se janë të gatshëm për një bashkëpunim të ngushtë e të gjatë midis dy vendeve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)