16 Prill 2024

Memorandum bashkëpunimi mes odave ekonomike të Maqedonisë dhe Hungarisë

Tetovë, 14 qershor - Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore dhe Oda Tregtare e Hungarisë në Republikën e Maqedonisë sot nënshkruan memorandum bashkëpunimi.

\"Duke u nisur nga nevoja për zhvillim të veprimtarisë së biznesit në rajonin veri-perëndimorë të Maqedonisë dhe nevojës për bashkëpunim tregtar, me anë të këtij bashkëpunimi do të vendosen format e koordinimit dhe dialogut efektiv në kryerjen e aktiviteteve ekonomike të subjekteve afariste në Maqedoninë veri-perëndimore\", thuhet në një njoftim të OEMVP-së.

Duke folur për mundësitë e bashkëpunimit me Odën Tregtare të Hungarisë, kryetari i OEMVP-së Nebi Hoxha ka theksuar edhe paraqitjen e përbashkët në projektet e ndryshme ndërkombëtare  në bashkëpunim me ndërmarrjet nga vendi jonë.

Nënkryetarja e Grupacionit të Grave Afariste, Merita Ramadani Alimi tha që beson në këtë nismë, dhe se shpreson që shumë shpejt do të kenë mundësi të ndajnë rezultatet që do rrjedhin nga ky bashkëpunim dhe së bashku të festojnë shumë suksese të reja.

Ambasadori i Hungarisë në Republikën e Maqedonisë Duks Lasylo Istvan nënshkrimin e kësaj marrëveshje e sheh si hapi i parë i zhvillimit të marrëdhënieve në mes të të dyja vendeve në fushën e ekonomisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)