28 Mars 2024

Mbyllen 5 subjekte të lojërave të fatit , 4 në Viti dhe 1 në Prishtinë

Prishtinë, 22 shtator - Administrat Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se inspektoret nga Drejtori e Lojërave të Fatit kanë zhvilluar dje një aksion në qytetin e Vitisë, lidhur me aktivitetet e lojërave të fatit në këtë komunë. Gjatë këtij aksioni inspektoret kanë hasur në 4  subjekte të  lojërave të fatit që nuk i plotësojnë kushtet ligjore për të ushtruar veprimtarinë e tyre, të cilat menjëherë janë mbyllur.

Aksionet e Drejtorisë së Lojërave të Fatit kanë vazhduar edhe në lagjen Dardani në Prishtine,  ku  kanë identifikuar një bastore, e njëjta është mbyllur dhe ndëshkuar me gjobe 9,000 euro, pasi që nuk ka poseduar leje për ushtrimin e kësaj veprimtarie, si dhe ka organizuar  lojëra tjera të ndaluara me ligj.

ATK, në mënyrë që të jetë edhe më e suksesshme në zbatim e ligjit, mbetet e hapur për bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit. Për këtë qëllim ftojmë qytetarët që të gjitha informatat e korrupsionit në lidhje me ATK-në dhe evazionin fiskal, t’i paraqesin në linjën pa pagesë 0800-80-800.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)