28 Mars 2024

Mbrojtja e konsumatorëve nuk është në nivel të kënaqshëm

Prishtinë, 14 qershor - Në një tryezë me temë “Biznesi në funksion të mbrojtjes së konsumatorëve”, organizuar nga Këshilli për Mbrojtjen  e Konsumatorëve, që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, është vlërsuar se mbrojtja e konsumatorëve në Kosovë nuk është në nivel të kënaqshëm, prandaj institucionet duhet të angazhohen më shumë, në mënyrë që të mos rrezikohet shëndeti i tyre.

Ndonëse ekziston ligji për mbrojtjen e konsumatorëve, konsumatorët vendorë ende rrezikohen nga produktet që nuk i përmbushin standardet e cilësisë.

Udhëheqësi i organizatës joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, thotë se në tregun e Kosovës hyjnë mallra jashtë standardeve, dhe në bazë të hulumtimeve, mbrojtja e konsumatorëve nuk është në nivel të duhur.

“Deri më sot ne si organizatë nuk jemi të kënaqur, dhe sa është i mbrojtur, është në raport me shkallën e alikimit të ligjeve. Nëse ne e dijmë në bazë të anketimeve se ligjet në Kosovë zbatohen mes 30-40 për qind, atëherë edhe konsumatori i gëzon po këto të drejta, por, në konsum, kjo shkallë e zbatimit të standardeve të ushqimit mund të jetë edhe helmuese”, thotë Kaçaniku.

Kryeinspektori i inspektoratit të tregut në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Ruzhdi Shehu, thotë se bëjnë inspektim të përhershëm të tregut, dhe mallrat e dyshimta konfiskohen nga kompetentët.

“Inspektorati i tregut në mënyrë permanente bën kontrollin e brendshëm të produkteve të vendosura në treg, me fokus të veçantë i kushtojmë kujdes mallrave, të cilat hyjnë nga pjesa veriore e Mitrovicës, pasi që kjo pjesë lë dilema të diskutueshme të mallrave me cilësi të dyshimtë. Por, kemi thelluar bashkëpunimin me inspektorët komunalë, të cilës përditë konfiskojnë mallrat me afat të skaduar”, shprehet ai.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në të gjitha pikat kufitare ka vendosur insopektorët veterinarë dhe fitosanitarë, me qëllim të kontrollit të të gjitha produkteve ushqimore që importohen në Kosovë.

“Deri më tani të gjitha ato parregullësi që janë gjetur, janë ndaluar, janë konfiskuar dhe janë asgjësuar”, thotë Ibrahim Tërshnjaku, zyrtar i kësaj agjencie.

Gjatë vitit të kaluar, Qeveria ka hartuar programin për mbrojtjen e konsumatorëve për periudhën 2010-2014. Përfaqësuesi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Frenk Janmat, thotë se raporti i progresit, i vitit të kaluar, ka vënë në pah se në Kosovë nuk ka kornizë strategjike. Prandaj, sipas tij, hartimi i këtij programi është mjaft i rëndësishëm për përcaktimin e prioriteteve në këtë fushë.

“Tani sfida kryesore është në zbatimin e këtij programi. Do të rekomandoja që Qeveria të jetë më konkrete në hartimin apo planin e veprimit, apo të krijojë një plan me aktivitete të qarta, që t’i ndihmojë të realizojë shumicën e objektivave të këtij programi”.

Ndryshe, me programin për mbrojtjen e konsumatorëve 2010-2014 është përcaktuar politika nacionale në këtë sferë, prioritetet dhe masave dhe veprimeve, përparimi i mëtejshëm i mbrojtjes së konsumatorëve, përgatitja dhe avancimi i infrastrukturës legjislative, mbrojtja e cilësisë së mallrave etj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)