28 Mars 2024

Maqedonia e gatshme që t'i eliminoj barrierat gjatë eksportit të prodhimeve

Prishtinë, 14 maj – Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka zhvilluar një takim me Ushtruesin e Detyrës së ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Rexhep Saliu, që u diskutua për marrëdhëniet në mes të dyja shteteve dhe shkëmbimeve tregtare.

Ministri shala e njoftoi ambasadorin për ankesat e bizneseve nga të dyja anët dhe po ashtu për barrierat që bizneset kosovare kanë gjatë eksportit në Maqedoninë e Veriut.

“Mora zotimin nga ambasadori që këto barriera jo tarifore me Maqedoninë e Veriut të eliminohen sa më shpejt që është e mundur. Unë jam i fokusuar që t’i ndihmoj biznesit vendor duke adresuar problemet e tyre dhe qëllimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë është që prezenca e prodhimeve kosovare të rritet në vendet e rajonit dhe me gjerë, duke ndikuar direkt në rritje të eksportit të prodhimeve tona”, tha ministri Shala.

Ndërsa Ushtruesi i Detyrës së ambasadorit Saliu shprehu gatishmërinë që diskutohet për gjetjen e modaliteteve në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për t’i eliminuar barrierat.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)