21 Korrik 2019

Maqedonia bllokon eksportin e Peshkut nga Kosova

Prishtinë, 20 qershor - Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) është shumë e shqetësuar me vendimin që ka marr Republika e Maqedonisë Veriore për ndalimin e shtijes së rasadit të Peshkut nga Kosova, shqetësim ky që është pranuar nga biznesi anëtar Trofta Istog.

Ky vendim ka hyrë në fuqi që nga data 01.06.2019 me të cilin ndalohet importi i peshkut të gjallë që dedikohet për rritje osë mbushjen e hurdhave me peshq të vegjël me prejardhje nga Kosova.

Me këtë rast Kompanisë Trofta pa paralajmërim të mëparshëm i është kumtuar marrja e këtij vendimi.

Me këtë vendim, jo vetëm që janë dëmtuar bizneset vendore të kultivimit të peshkut e Kompania Trofta në veçanti, por të shqetësuar janë edhe tregtarët Maqedonë të cilët nuk po munden që të furnizohen nga Kosova. Me këtë vendim zvogëlohet edhe më shumë Eksporti i Kosovës i cili edhe ashtu është jashtëzakonisht i ulët (90% importojmë dhe 10% eksportojmë)

Për më tepër, është vendosur edhe një taksë prej afër 700 euro për çdo hyrje të kamionëve të peshkut në Maqedoni. Biznesi pohon se është i gatshëm që në çdo kohë të pres inspektorët që të inspektojnë vendin dhe të kryhen analizat e nevojshme në një shtet të tretë, të cilat veçse i posedon.

Në lidhje me këtë OAK i është drejtuar me një letër Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë për të marrë masa urgjente për shfuqizimin e këtij vendimi nga ana Maqedonisë Veriore.

Gjithashtu, është njoftuar edhe Kryeministri i Kosovës, Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe AVUK-u.

OAK kërkon që të merren masa urgjente në lidhje me këtë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 korrik 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore dhe në zbulimin e shtatores së atdhetarit, Shejh Myhedin Shehu, organizuar nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit. (Afër Teqes së Madhe të Halvetive, Rahovec, ora 11:00)

- Mbahet dita e dytë e Prishtina Gastronomy Festival i cili ka për qëllim promovimin e gastronomisë shqiptare duke promovuar kuzhinën dhe traditat kulturore shqiptare. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit hap ofertat e shitjes se aseteve përmes likuidimit nr.49. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Kampistët e Kampit Ndërkombëtar vizitojnë Muzeun Etnologjik. (Muzeu Etnologjik i Kosovës, Rruga “Zija Prishtina”, Prishtinë, ora 18:30)

- Festivali Ndërkombëtarë i Filmit të Animuar - Anibar orgsnizon ceremoninë mbyllëse, ku edhe do të bëhen publik fituesit e garave të katër kategorive. (Kinema e hapur në qënder të qytetit të Pejës, Kinemanë “Urban”, ora 20:00)