26 Shtator 2020

Maqedoni, bankat ulin kamatat e kredive

Shkup, 27 mars - Banka Popullore e Maqedonisë me zvogëlime të reja të normës themelore të interesit sipas së cilës formohen të gjitha normat e tjera për kredi në vend. Kësaj radhe zvogëlimi është më i madh për 1 për qind.

Tani norma themelore e interesit është 6.5 për qind ose sa ishte para se të shpërthejë kriza dhe para se bankat të fillojnë t’i risin normat e interesit. Bankierët janë të befasuar nga hapi i këtillë i BPM-së. Sot nuk dëshironin të komentojnë se a do ti zvogëlojnë kreditë për qytetarët dhe për firmat.

Qëndrimet e veta rreth kësaj çështje që është më interesante për qytetarët për shkak të mundësisë për marrjen e kredive më të lira, një pjesë e bankave e paralajmëruan për nesër.

Megjithatë një pjesë e tyre thonë se zvogëlimi do të shkojë ngadalë edhe atë për dy arsye: para se gjithash për shkak të rrezikut ende të madh, por edhe për shkak se zvogëlimi do të thotë edhe zvogëlim i normave të interesit të depozitave.

Në kushtet kur kursyesit shikojnë se kush jep norma më të larta interesi, është reale që të pritet se bankat më ngadalë do ti zvogëlojnë normat e interesit për të mos i humbur klientët–kursyesit. Ndërkaq, sipas BPM-së, ky është zvogëlimi i katërt me radhë i normës së interesit gjatë katër muajve të fundit dhe ka të bëjë me dy gjëra.

E para është zvogëlimi i deficitit tregtar, përkatësisht i importit dhe e dyta për shkak të rritjes së dërgimit të parave në shtet nga ana e mërgimtarëve. Këto dy gjëra i shtuan rezervat devizore. Megjithatë tek Banka Popullore akoma ekziston frika nga ndikimet e mundshme negative. Për të ende është e pranishme pasiguria rreth qëndrueshmërisë së këndelljes vijuese të ekonomisë globale, e cila po krijon pasiguri.

“Ohridska Banka” reagoi e para ndaj vendimit të Bankës Popullore për të zvogëluar normën e interesit bazë, sipas të cilës formohen të gjitha interesat e tjera për kredi në vend. Banka e Ohrit, sot paralajmëroi se do të ulë interesin e kredive për konsum për qytetarët, por edhe kredive për firmat.

“Këtë vit presim rritje prej 25 për qind të kreditimit të ekonomisë. Synojmë që kompanive t'u ofrojmë kredi afatgjate në vend të kredive afat shkurte dhe me afat të mesëm, me qëllim që ata të munden në afat më të gjatë t’i kapërcejnë problemet e tyre me likuiditetin, të përkrahet zhvillimi i tyre dhe aftësimi i teknologjive të reja.”, deklaroi Jitka Pantuçkova, kryetare e Bordit drejtues të “Ohridska Banka”.

Vendimin e Bankës Popullore e përshëndeti ministri i financave Zoran Stavrevski. Sipas tij një vendim i tillë i Bankës është si rezultat i gjendjes së përmirësuar të përgjithshme ekonomike dhe nivelit të devizave rezervë.

“Çdo ulje e normave të interesit është e mirë për ekonominë, dhe ministria e financave në mënyrë identike vepron në uljen e normave të interesit të bonove të thesarit. Qëllimi është që sa më pak para të regjistrohen në bonot e thesarit, më shumë para derdhen në ekonomi dhe çmimi i tyre të jetë më i ulët”, shtoi ministri Stavrevski.

Banka Popullore uli normën e interesit për 1 për qind dhe ajo tani është 6,5 për qind, apo aq sa ishte para krizës ekonomike dhe para se Bankat të fillonin me rritjen e interesave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2020

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër bankës "Pro Credit Bank". (Përballë rektoratit të UP-së, lagjia "Tre Sheshirat", ora 13:00)

- Platforma Bashkë-krijuese GërrGërr organizon ditën e dytë të programit, “Kuzhina Anasjelltas”. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)

- Mbahet nata e dytë e edicionit të festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 18:30)