23 Shkurt 2019

Lutfi Haziri formon Task Forcë për mbrojtjen e konsumatorit

Gjilan, 4 korrik - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim kryesuesin e Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit, Sherif Fejzullahu dhe  kyenspektorin sanitar të Kosovës, Ibrahim Tershnjaku.

Kryetari Haziri ka deklaruar në takim se Komuna është e interesuar që të intensifikojnë bashkëpunimin me këto dy institucione, në të mirë të mbrojtjes së konsumatorit.

Haziri ua ka konfirmuar të pranishmëve se ditë më para, Komuna e Gjilanit ka formuar një Task Forcë për mbrojtjen e konsumatorit, e cila do të bëjë kontrollë të rreptë të të gjitha produkteve dhe të gjitha llojet e mishit.

“Megjithatë, lajmi i mirë është se në Gjilan industria e mishit po zhvillohet shumë dhe deri tash nuk ka pasur ndonjë problem që e kemi hasur në nivel të Kosovës sa i përket ekspozimit tw mishit me afat tw skaduar”, tha Haziri.

Nga ana tjetër, kryesuesi i Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit, Sherif Fejzullahu dhe  kyenspektori sanitar i Kosovës, Ibrahim Tershnjaku, kanë falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim në aspektin e mbrotjes së konsumatorit.

​

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 shkurt 2019

- Fillon kampionati ekipor në pingpong me në garat ekipore në ligën e juniorëve. (Shkolla Tefik Qanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Alternativa e përfaqësuar nga Hasan Preteni dhe Alfred Halili anëtarë të Kryesisë Qendrore  do të mbajnë konferencën për media për të prezantuar qëndrimin e subjektit politik lidhur me "Sistemin e drejtësisë, defektete dhe ndryshimet që duhen bërë". (Selia e partisë, Kompleksi Qafa, kati 1, nr. 67, ora 12:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës dhe British Council organizon panel diskutimi për gratë artiste gjatë rezistencës së Kosovës të viteve 90. (Galeria e Arteve të Kosovës, ora 12:00) 

- Fondacioni Lumbardhi dhe Fondacioni Kosovar i Arkitekturës organizojnë ligjeratën publike “Bukuria e asaj që mbetet” të arkitektes Aslıhan Demirtas. (Kino Lumbardhi, ora 17:00)