18 Prill 2024

Lufta tregtare dëmton seriozisht zinxhirin industrial global

Pekin, 9 korrik - Ekspertët në një forum në Pekin shprehën shqetësime se lufta tregtare botërore do të dëmtojë seriozisht zinxhirin global industrial.

Zv/Drejtori i Institutit Kërkimor mbi Tregun Ndërkombëtar pranë Ministrisë së Tregtisë, Bai Ming, tha se lufta tregtare do të ndikojë në mënyrë të pashmangshme në sistemin global të tregtisë multilaterale dhe gjithashtu në zinxhirin global të vlerës.

"Veprimet e administratës Trump jo vetëm që ushtrojnë presion mbi Kinën, por ato kanë një ndikim të madh në zinxhirin ndërkombëtar industrial. Zinxhiri industrial është themeli i ndarjes aktuale të fuqisë punëtore ndërkombëtare dhe i jep gjithashtu mbështetje të fortë globalizimit ekonomik. Nëse zinxhiri industrial ka ndikime të tilla, globalizimi në të ardhmen do të ballafaqohet me më shumë sfida nga lëvizja 'anti-globalizim'", u shpreh ai.

Tarifat shtesë të ShBA-së, të vendosura mbi importet kineze që kapin vlerën 34 miliardë dollarë amerikanë, hynë në fuqi të premten e kaluar.

Autoriteti doganor i Kinës njoftoi se tarifat shtesë për disa importe nga Shtetet e Bashkuara me vlerë të njëjtë, duke përfshirë produktet bujqësore, automjetet dhe produktet ujore, hynë në fuqi gjithashtu në po të njëjtën ditë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)