16 Prill 2024

Lira turke dobësohet përballë dollarit

Ankara, 29 gusht - Lira turke u dobësua të martën, pas paralajmërimit të ministrit të financave Berat Albajrak se sanksionet tregtare të SHBA kundër Ankarasë mund të destabilizojnë Lindjen e Mesme.

Mosmarrëveshjet e Ankarasë me Uashingtonin rreth një pastori amerikan të ndaluar në Turqi nën akuzat për terrorizëm i kanë përshpejtuar humbjet e lirës, e cila ka rënë në masën 38 për qind kundrejt dollarit këtë vit.

Në një aspekt më të gjerë, investitorët janë të shqetësuar për drejtimin e politikës monetare nën presidentin Tayyip Erdogan. Presidenti, i cili e quan veten “armik të normave të interesit”, e ka vënë nën presion bankën qendrore dhe ka zgjedhur dhëndrrin e tij Albayrak, si ministër të financave.

Presidenti Donald Trump këtë muaj autorizoi një dyfishim të tarifave ndaj aluminit dhe çelikut të importuar nga Turqia, duke e bërë Ankaranë të kundërpërgjigjet.

Investitorët janë gjithashtu të shqetësuar nga një hetim i Departamentit amerikan të Thesarit ndaj bankës shtetërore Halkbank, e cila mund të përballet me një gjobë të rëndë nën akuzat se ka shkelur sanksionet ndaj Iranit. Banka ka thënë se të gjitha transaksionet e saj kanë qenë të ligjshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)