18 Nëntor 2018

Limaj paralajmëron reciprocitet me vendet fqinje

Prishtinë, 5 shkurt - Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga Klubi i Prodhuesve dhe Bashkimi i Prodhuesve Shqiptar me temën “Unifikimi i tregut shqiptar”, në të cilën tha se Qeveria e Kosovës është e interesuar që ekonomia e Kosovës të kaloj në një stad tjetër të zhvillimit.

Zëvendëskryeministri Limaj ka thënë se është duke u bërë një transformim ligjor që mbulon fushën e ekonomisë.

“Prodhuesit kosovar kanë qenë të ekspozuar pabarabartë dhe jo fer nga konkurrenca jolojale dhe me vështirësi kanë mbijetuar. Ne si Qeveri kemi marrë këshillat e dhomave tregtare dhe organizatave dhe kemi nis të bëjmë disa hapa konkret në përmirësimin e infrastrukturë ligjore dhe hapave tjera ku konkurrenca do të jetë fer dhe e barabartë për të gjithë”, ka thënë zëvendëskryeministri Limaj, duke shprehur besimin se Qeveria e Kosovës me kujdes do t’i trajtojë këto kërkesa dhe do t’i përgjigjet nevojave e kërkesave tuaja.

Zëvendëskryeministri Limaj duke theksuar se  një treg ku nuk ka barriera dhe pengesa në qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve, është në të mirën e përgjithshme, paralajmëroi  reciprocitet në fushën e ekonomisë me vendet fqinjë.

“Nuk munden prodhuesit kosovarë të trajtohen siç janë trajtuar me herët. Jemi për treg të lirë dhe respektim të obligimeve ndërkombëtare, por nuk do të lejojmë që prodhuesit tanë të trajtohen jo të barabartë nga vendet fqinje. Kjo qasje do të ndryshojë në Kosovë. Prodhuesi i Kosovës nuk do të jetë më jetim. Do të ketë reciprocitet të plotë”, ka shtuar zëvendëskryeministri Limaj.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës, dhe Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë kanë nënshkruar një listë me kërkesa të cilën ia kanë drejtuar dy qeverive shqiptarë.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 nëntor 2018

- Për nder të Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor bëhët ndezja e qirinjve në përkujtim të viktimave që kanë humbur jetën në aksidente në trafikun rrugor. Teatri Kombëtar, ora 18:00)