19 Mars 2024

Lebet i ofroi mbështetje ministrit Hasani në fushën e bashkëpunimit ekonomik

Prishtinë, 13 nëntor - Sot, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, priti ne takim njoftues ambasadorin zviceran Jean Hubert Lebet, i shoqëruar nga zëvendësshefja e misionit znj. Anita Schluchter Roth dhe nga drejtori i SCO-së, Patrick Etienne.

Ministri Hasani falënderoi ambasadorin zviceran për bashkëpunimin e deritanishëm dhe njëkohësisht  njoftoi për prioritetet e MTI-se që do të ndërmerren gjatë këtij mandati.

Ambasadorin Zviceran Jean Hubert Lebet e uroi ministrin Hasani për marrje e detyrës se re dhe i ofroi mbështetje ne fushën e bashkëpunimit ekonomik.

Ministri Hasani u zotua se gjatë këtij mandati do të ketë një bashkëpunim edhe më të thellë ndërmjet këtyre dy shteteve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)