29 Shkurt 2020

Lansohet platforma për ankande online të veturave

Prishtinë, 11 shkurt - Për herë të parë në Kosovë dhe rajon kompania AutoNet sjell platformën eletronike www.bidautonet.com cila i’u mundëson qytetarëve dhe bizneseve  qasje në ankande online të veturave nga Bashkimi Evropian.

Të gjithë adhuruesit e veturave tani kanë mundësi të bëhen pjesë e ankandeve online dhe mund të zgjedhin veturën e tyre të ëndrrave në mënyrë shumë të lehtë, të shpejtë dhe të sigurtë.

Sipas pronarit të AutoNet, Nexhdet Abazi kjo platformë elektronike ofron një gamë të gjërë të veturave kryesisht të përdorura nga kompani evropiane përmes lizingut ku të njejtat pas një përdorimi prej 3-5 vitesh dalin në shitje.

Të gjitha këto vetura sipas Abazit publikohen në platformë duke ofruar të dhëna të plota dhe të sakta sa i përket gjendjes së veturave, kilometrazhës, historisë së serviseve duke përfshirë fotografi, raporte të inspektimit etj.

"Të gjitha këto detaje i mundësojnë klientëve të marrin të gjitha informacionet  e nevojshme rreth veturës para se të bëjnë ofertën e tyre", ka theksuar Abazi.

Kompania AutoNet L.L.C. është themeluar me mbështetjen e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë e cila e ka vlerësuar si një ide inovative dhe si një risi për vendin tonë e cila pritet të hapë një kapitull të ri sa i përket shfrytëzimit të mundësive që ofron teknologjia informative duke ju mundësuar klientëve të bëjnë blerjet e veturave përmes një procesi të lehtë dhe të shpejtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 shkurt 2020 - Drejtoria e Shëndetësisë së bashku me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, do të ofrojnë kontrolle të përgjithshme mjekësore pa pagesë për sëmundje të traktit urinar ku me pas do të ketë prononcim për media nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës për Seniorë “Adem Jashari”. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet Kuvendi i Punës i Federatës i Basketbollit i Kosovës (FBK). (Hotel International Prishtina & SPA, ora 10:00)

- Qendra e Levizjes në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Lëvizjes në Arbëri, ora 11:00)

Anibar International Animation Festival organizon bashkëlexim dhe diskutim në Klubin e Kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë. (Kinema “Jusuf Gërvalla”, në Pejë ora 12:00)

- Mbahet ceremonia përmbyllëse për Garën Kombëtare për Kitarë, ku do të shpallen rezultatet dhe fituesit që do ta përfaqësojnë Kosovën në Garën Ndërkombëtare që do të mbahet në Qershor 2020, në Monheim në Gjermani. (Amfiteatri i Pallatit të Rinisë, ora 18:00)