24 Shkurt 2021

Krasniqi dhe Minxhozi diskutojnë për shkëmbimet tregtare dhe sezonin turistik

Prishtinë, 16 qershor - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi priti në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi  me të cilin biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në mes Prishtinës dhe Tiranës.

Ministri Krasniqi falënderoi ambasadorin Minxhozi për vizitën dhe bashkëpunimin, duke vlerësuar ndihëm e shtetit shqiptarë për Republikën e Kosovës.

Ministri Krasniqi dhe ambasadori Minxhozi diskutuan edhe për sezonin turistik, dhe masat që duhet të respektohen për tu mbrojtur nga pandemia, duke u dakorduar që të kenë takime vazhdueshme që t’i eliminojnë të gjitha barrierat që mund të paraqiten në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ndërsa ambasadori e uroi ministrin Krasniqi për detyrën e re, duke i ofruar bashkëpunim dhe shprehi gatishmërinë e Republikës së Shqipërisë për ta përkrahur  integrimin dhe  zhvillimin  ekonomik e politik të Republikës së Kosovës.

Po ashtu në takim u diskutua edhe rritja e qarkullimit të mallrave dhe prodhimeve në mes Kosovës dhe Shqipërisë, dhe lehtësirat që duhet të vazhdojnë që të rriten shkëmbimet tregtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shkurt 2021

- Mbahet ceremonia e shpërndarjes së çertifikatave të auditorëve të energjisë. (Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, ora 10:00)

- Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe Projekti për Arsim të Lartë, Hulumtim dhe Shkencat e Aplikuara Plus bën prezentimin e Manualit për Ekspert të mbështetur nga HERAS Plus. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet seanca për shqyrtimin e ankeses per rritjen e denimit për rastin e vrasjes së Kujtim Veselit. (Gjykata e Apelit, ora 10:15)

- Pasi që në SHBA u shënua një moment historik i zymtë dhe i matur, ku u përkujtuan më shumë se 500.000 vdekje nga COVID-19 në këtë shtet, shoqata "Miqtë e Amerikës", me qëllim të solidarizimit me popullin e institucionet amerikane  do ta ulë në gjysëm shtizë flamurin amerikan dhe do të ndez qirinjë në nderim të të vdekurve. (Tek shtatorja e Presidentit Bill Clinton në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes së rastit ndaj krerëve të veteranëve të luftës së UÇK-së Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Gjykata Speciale në Hagë,ora  11:00)

 

- Ministri në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa mban konferencë për shtyp. (Ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, ora 15:30)