04 Mars 2021

KPK proteston ashpër ndaj bllokimit të produkteve vendore nga Serbia

Prishtinë, 22 prill - Klubi i Prodhuesve të Kosovës proteston ashpër kundër veprimit të autoriteteve serbe të cilat kanë bllokuar transportuesit e mallrave që vijnë nga Kosova.

Një veprim i tillë është i papranueshëm për Klubin e Prodhuesve, dhe tregon edhe një mungesën e vullnetit nga ana e autoriteteve serbe që të ju kthehen normalitetit dhe tregtisë sipas marrëveshjeve.

Gjithashtu, një veprim i tillë është ende më i papranueshëm në kur kemi parasysh pandeminë në të cilën po kalojmë.

Ky veprim vetëm tregon sjellje jo të dinjitetshme  nga ana serbe, ku ka një pajtueshmëri që këto ditë të mos ketë pengesa në qarkullimin e mallrave, në bazë të praktikave të miratuar nga CEFTA për korridorin e gjelbër.

"Edhe një herë ne shprehim reagimin tonë kundër çdo pengese apo barriere që ju bëhet produkteve Kosovare, dhe besojmë në tregtinë e lirë, por po ashtu besojmë duhet të respektohen parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjet e ndryshme tregtare", thekson KPK. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Mars 2021

 - Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me përfaqësuesit e bankave. (Ndërtesa e BQK-së, ora 10:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore që kanë kontribuar në luftën kundër Covid-19. (Amfiteatri i Telemjekësisë në QKUK, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt 2021. (selia e KQZ-se, ora 11:00) 

- Me rastin e ndarjes nga jeta të Enver Krasniqi, Prokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, sistemi prokurorial organizon mbledhje komemorative. (Amfiteatri i ndërtesës të ish-Rilindjes, ora 11:00)

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me shoqatat e bizneseve. (Ndërtesa e BQK-së, ora 14:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Dogana e Kosovës organizon konferencë për shtyp ku do të paraqiten rezultatet e doganës gjatë dy muajt e parë të vitit 2021 dhe luftimi i kontrabandës dhe informalitetit në muajt e fundit. (Drejtoria e doganës në lagjjen Emshir, ora 14:00)   

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)