19 Mars 2024

Kosova të vazhdoj me reforma ekonomike që të jetë me atraktive për investime

Vjenë, 14 nëntor - Zëvendës-kryeministri, njëherësh Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike Dardan Gashi, në kuadër të vizitës së tij në Vjenë të Austrisë, u takua me Sekretarin Gjeneral të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë, Michael Linhart si dhe me ambasadorin Johannes Brieger, përgjegjës për marrëdhënie të jashtme ekonomikë, po ashtu nga Ministria e Jashtme e Austrisë.

Në fokus të takimit ishin marrëdhëniet ekonomike të të dyja vendeve. Austria është ndër investitorët kryesor në Kosovë dhe sipas sekretarit Michael Linhart, Kosova duhet të vazhdoj me reforma ekonomike që të jetë me atraktive për investime.

Po ashtu, Kosova duhet të respektoj dhe të krijoj kushtet, që investitorët aktual të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë.

Austria shpreson që Kosova t'i mbaj obligimet e saja shtetërore, në veçanti pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit në favor të Kompanisë Austriake, OSD (kompania e cila kishte qenë pjesë e tenderit për prodhimin e pasaportave kosovare).

Në takim u tha se Austria në veçanti, mbështet projektet aktuale austriake prezentë në Kosovë, ato për prodhimin e energjisë se ripërtrishme si dhe ato për menaxhimin e mbeturinave.

Zëvendës kryeministri Gashi, ka siguruar palën austriake, se ekziston përkushtim i veçante i Qeverisë Haradinaj, për hapjen e mëtutjeshme të Kosovës për investimeve të huaja, e në veçanti thellimin e bashkëpunimit të mirë në mes të dy vendeve, në këtë lëmi.

Në kudër të vizitës së tij në Austri, zv. Kryeministri Gashi, pritet të ketë takime me Odat Ekonomike të Industrisë ne Austri dhe shumë prodhues atje, me qëllim të tërheqjes së investitorëve në Kosove

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)