25 Janar 2022

Kosova qender e organizimit të Ankandeve me vetura nga Europa

Prishtinë, 26 nëntor - Të gjithë adhuruesit e veturave tani kanë mundësi të bëhen pjesë e ankandeve europiane online dhe mund të zgjedhin veturën e tyre të preferuar në mënyrë shumë të lehtë, të shpejtë, të sigurtë dhe me një kosto më të lirë.

AutoNet ka krijuar platformën online www.bidautonet.com për ta bërë më të lehtë qasjen në tregun europian të veturave dhe mundësinë për të blerë vetura të markave të ndryshme.

Të gjitha veturat të cilat publikohen për shitje në Autonet, janë vetura të mirëmbajtura dhe me histori të plotë të serviseve . Para publikimit i nënshtrohen inspektimit nga kompani të licencuara në vendet e bashkimit evropian dhe garantojnë respektimin e të gjitha standardeve duke përfshirë edhe standardet lidhur me ndikimin në ambient.

Qytetarët dhe bizneset nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e shohin si shumë të përshtatshme mënyrën e blerjes së veturave përmes ankandit online për shkak të përparësive që ofron bidautonet.com.

E para- Çmimet në ankande gjithmonë janë më të lira se çmimet e tregut.]

E dyta- Kualiteti i veturave është i garantuar dhe gjendja e veturave është e paraqitur në mënyrë reale përmes raporteve të inspektimit, historisë së mirëmbajtjes dhe fotografive të dhëna në detaje.

E treta- Procesi i blerjes është i shpejtë, i lehtë dhe ekstremisht transparent, me ç’rast i ofron klientëve besueshmërinë dhe sigurinë që të blejnë vetura përmes platfomës online.

Sipas pronarit të AutoNet Nexhdet Abazi interesimi i klientëve nga Kosova dhe rajoni për të marrë pjesë në ankande dhe për të blerë vetura qoftë për përdorim privat apo për nevoja të bizneseve të tyre është shumë i madh.

Ne I’u kemi mundësuar qindra qytetarëve dhe bizneseve të blejnë veturat e tyre të preferuara përmes një procesi shumë të lehtë dhe maksimalisht të sigurtë.

AutoNet, vazhdon me zhvillimin e ankandeve të veturave, duke publikuar qindra vetura për shitje çdo ditë dhe të mbështesë klientët duke ofruar konsulta falas dhe shërbime për pjesëmarrje në ankand e deri në dorëzimin e veturës te klienti.

AutoNet siguron Çertifikatën e Origjinës për brendet e caktuara të cilat mundësojnë lehtësira doganore në kuadër të MSA.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 janar 2022 - Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi në kontekstin e Aderimit në Bashkimin Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pret në takim Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, kati III, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media, ku do të prezantohen rezultatet e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 nga Transparency International. (Zyrat e KDI-së, përballë Bashkësisë Islame, ora 10:00)

- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu! organizon tryezë, në të cilën do të publikohet raporti me titull “Online Media Monitor”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
 
- Grupi organizativ "Protestojë" mban konferencë për media lidhur me protestën "Asnji cent ma shumë!" kundër shtrejtimit te rrymës, të paraparë të mbahet të merkurën. (Pranë ndërteses së Qeverisë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2022. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 10:00)

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton në parim i Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe Arkivat Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Instituti i Prishtinës për Studime Politike dhe Lëvizja FOL organizon tryezën e diskutimit me temën "Reforma në Sistemin e Drejtësisë gjatë vitit 2021: Sfidat dhe arritjet". (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

-  Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në prezantimin e aktiviteteve të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2021 dhe Strategjinë e AKA-së 2021-2025. (Hotel Sirius, ora 11:20)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 303, ora 14:00)

- Mbahet takimi i radhës së Këshillit Ekonomiko-Social. (Objekti i Qeverisë, salla Nr. P/38, ora 15:00)