28 Mars 2024

Kosova përfaqësohet në Organizatën Botërore të Doganave

Prishtinë 9 korrik - Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës Bahri Berisha me bashkëpunëtor është duke qëndruar në Bruksel ku është duke marr pjesë në takimin e këshillit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave ku po marrin pjesë 182 shtete anëtare të OBD-së.

Këshilli i përgjithshëm është organi më i lartë të OBD-së dhe mban takime të rregullta një herë në vit. Temat e diskutuara nga Këshilli kanë të bëjnë me çështje doganore dhe të bashkëpunimit.

\"Në këtë samiti roli i doganave ne ofrimin e sigurisë dhe luftën kundër terrorizmit, përforcimi i kapaciteteve të doganave në luftimin e shpëlarjes së parasë dhe financimit të terrorizmit, lehtësirat tregtare, harmonizimi i sistemeve doganore, bashkëpunimi me agjencionet tjera të zbatimit të ligjit janë çështjet kyçe të diskutimeve\", thuhet në një dokunikatë të Doganës së Kosovës.

Gjatë takimit të këshillit të përgjithshëm, drejtori Berisha ka takuar sekretarin e përgjithshëm të OBD-së dhe strukturat tjera udhëheqës.

Gjithashtu gjatë qëndrimit ne Bruksel në ambientet e OBD-së, delegacioni i Kosovës ka pasur disa takime bilaterale me Doganat e vendeve të ndryshme.

Në ditët në vijim drejtori Berisha do të marrë pjesë edhe në konferencën globale për transit që do të mbahet në Bruksel në kuadër të OBD-së.

\"Lajmet se anëtarësimi i Kosovës është suspenduar janë tërësisht të pavërteta pasi jemi duke u përfaqësuar si të gjitha shtetet tjera\", thuhet në komunikatën e Doganës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)