18 Prill 2024

Kosova fillon përgatitjet për hapjen e zyrës së Doganës në portin e Durrësit

Prishtinë, 9 dhjetor - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se grupet teknike kanë filluar procedurat për hapjen e zyrës së Doganës në Portin e Durrësit.

Në kuadër të bashkëpunimit të dy Qeverive, si dhe në kuadër të zbatimit të vendimeve të dyja qeverive me datën 7 dhe 8 dhjetor në Tiranë dhe Durrës Drejtori i përgjithshëm i Doganës, Bahri Berisha me bashkëpunëtor ka takuar Drejtoren e Përgjithshme të Doganës së Shqipërisë znj. Belinda Ikonomi me bashkëpunëtor.

Gjatë këtij takimi ishin prezent edhe dy grupet punuese të administratave doganore ku edhe janë diskutuar mbi procedurat teknike për hapjen e zyrës së Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit.

Krahas takimeve u bë edhe vizita në portin e Durrësit ku me këtë rast edhe u përcaktuan  zyrat dhe ambientet e punës për Doganën e Kosovës nga ku do të zhvillohen procedurat doganore të tranzitit.  

Hapja e kësaj zyre do të lehtësoj tregtimin, lëvizjen e mallrave po ashtu edhe atë të udhëtareve. Kjo pritet të reduktoj koston e bizneseve si dhe të ndihmoj në rritjen e ekonomive të dy vendeve përmes thellimit të bashkëpunimit.

Procedurat doganore në Portin  e Durrësit nga Dogana e Kosovës do të fillojnë që nga muaji janar 2019.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)