19 Prill 2024

Kosova e Shqipëria diskutojnë për çështjen e çmimeve referente

Prishtinë, 24 korrik - Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Ministra e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, do të presin sot në vizitë zyrtare zëvendësministren e Financave të Republikës së Shqipërisë Irena Beqirja.

Në këtë takim do të marrin pjesë edhe zëvendësministri i Ministrisë së Financave Agim Krasniqi, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi, Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave të Republikës së Shqipërisë Belinda Ikonomi, drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës Bahri Berisha, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës Sakip Imeri, si dhe drejtori i Departamentit t Politikave Ekonomike, Publike dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar Financiar Behxhet Haliti.

Gjatë takimit pritet të diskutohet për çështjen e çmimeve referente që po vendosen nga pala shqiptare, si dhe për çështje të tjera  që janë pjesë e Marrëveshjeve që janë nënshkruar deri më tani nga dy vendet.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)