24 Prill 2024

Kosova e Shqipëria bashkëpunojnë në nxitjen e investimeve të huaja

Sarandë, 11 mars - Në kuadër të aktivitetit të përbashkët të promovimit të tregtisë dhe bashkëpunimit ekonomik në mes Kosovës dhe Shqipërisë, që po mbahet në Sarandë, në Selinë e Fakultetit Ekonomik të Tiranës, dega në Sarandë, u mbajt takimi i përbashkët i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Shqipërisë, me përfaqësuesit e bizneseve kosovare.

Në fjalën hyrëse, Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Florijana Koka, vlerësoi lartë nevojën e bashkëpunimit institucional dhe në mes të bizneseve në fillimin e plasimit të produkteve kosovare në bregdetin shqiptar dhe anasjelltas.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi, e vlerësoi të nevojshëm bashkëpunimin e dy shteteve në nxitjen e investimeve të huaja për të ndikuar në zhvillimin e turizmit në tregun e përbashkët në vendet e Ballkanit dhe më gjerë.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, fillimisht potencoi se përmirësimi i ambientit të biznesit ndikon në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

\"Është mëse e domosdoshme të punohet në rritjen dhe zgjerimin e shkëmbimeve tregtare përmes bashkëpunimit komplementar në mes të institucioneve shtetërore dhe vetë bizneseve, duke krijuar raporte të partneritetit kontraktual\".

\"Në këtë proces është e rëndësishme të punohet edhe në bashkëpunimin e avancuar doganor dhe në ngritjen e cilësisë së produkteve dhe certifikimin e tyre sipas standardeve evropiane, tha ajo.

Përfaqësuesit e bizneseve vlerësuan lartë këtë organizim dhe nevojën e krijimit të lehtësirave për plasimin e produkteve në tregun e përbashkët të të dyja shteteve.

Gjatë ditës janë realizuar disa vizita në qendrën e depurimit të midhjes, impiantet e firmës Mane në ekonominë e rritjes artificiale të peshkut si dhe plantacionet me agrume.

Në fund të vizitës janë lidhur disa kontrata në mes të bizneseve dhe prodhuesve të bimëve mjekësore, sektorit të prodhimit të verërave, si dhe në fushën e hotelerisë dhe turizmit.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)