25 Prill 2024

Kosova e Kroacia së shpejti do të organizojë një konferencë për tregtinë

Prishtinë, 3 tetor - Sot në ambientet e MTI-së, ministri Bajram Hasani, priti ambasadoren e Kroacisë, znj. Kapinatoviq, në një takim njoftues.

Me këtë rast, ministri Hasani e njoftoi ambasadoren lidhur me aktivitetet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë si dhe me prioritetet e kësaj ministrie.

Ambasadorja Kapitanoviq, e falënderoi ministrin për pritjen dhe informimin e objektivave të MTI-së për këtë mandat qeverisës.

Në vazhdën e këtij takimi u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dhe për thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

Të dyja palët kanë shprehur gatishmërinë se së shpejti do të organizojë një konferencë me po këtë qëllim, njohjen dhe informacionet e duhura për investitorët kroatë dhe vendorë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)