24 Prill 2024

Kosova e Kroacia, marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë

Zagreb, 6 mars -  Ministri i Financave Avdullah Hoti, i shoqëruar edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Sakip Imeri gjendet për vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë.

Gjatë vizitës zyrtare në Kroaci Ministri Avdullah Hoti është pritur nga Ministri i Financave i Republikës së Kroacisë Zdravko Marie, me të cilin diskutuan në lidhje me thellimin e bashkëpunimit ndemjet dy vendeve me theks të veçantë në fushën e tatimeve, luftën e ekonomisë joformale, fushën e fiskalizimit, si dhe në fusha tjera.

Me këtë rast, Ministri Avdullah Hoti dhe homologu i tij kroat Ministri Zdravko Marie kanë nënshkruar Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Kosovës  dhe Republikës së Kroacisë për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin.

Në kuadër të bashkëpunimit në fushën e fiskalizimit Ministri Kroat Zdravko Marie njoftoi Ministrin Avdullah Hoti për gatishmërinë e shtetit kroat që të ofrojë përvojën e tyre për shtetin e Kosovës në fiskalizimin e bizneseve.

Ministri Avdullah Hoti  gjatë vizitës në Republikën e Kroacisë, i shoqëruar edhe nga homologu i tij kroat Ministri Zdravko Marie vizitoi Administratën Tatimore të Kroacisë, ku panë për së afërmi funksionimin e kësaj Administrate, si dhe u njoftuan nga stafi i saj me sistemin  fiskal të shtetit të Kroacisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)