03 Dhjetor 2022

Kosova dhe Zvicra të përkushtuara për finalizimin e marrëveshjes EFTA

Prishitnë, 4 tetor - Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, së bashku me kolegët nga kabineti i saj, pritën në takim delegacionin e parlamentit zviceran që ka përcjell bisedimet e Republikës së Kosovës me vendet e EFTA-s, të përbërë nga Anëtari i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Hans-Peter Portmann, Anëtarët e Këshillit të Shteteve të Zvicrës, Benedikt Würth dhe Hannes Germann, Zëvendëssekretarja e delegacionit, Myriam Bertsch si dhe Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly dhe Zv. Ambasadorja Pauline Menthonnex-Gacaferri.

Kosova dhe Zvicra janë të përkushtuara për finalizimin sa më të  shpejtë të marrëveshjes EFTA (Shoqata Evropiane e Tregtisë së Lirë), e cila ka rëndësi të madhe për Kosovën, pasi shkëmbimet tregtare me vendet e EFTA-s, veçanërisht me Zvicrën, janë vazhdimisht në rritje dhe kanë një bilanc të dukshëm pozitiv tregtar.  

 EFTA si organizatë rajonale tregtare dhe zonë e tregtisë së lirë, përbëhet nga katër shtete evropiane: Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.

Ministrja Hajdari i mirëpriti me ngrohtësi delegacionin parlamentar zviceran, duke çmuar raportet e mira dhe miqësore në mes  Kosovës dhe Zvicrës.

Ajo i njoftoi për prioritetet e qeverisjes së tanishme “punësim dhe drejtësi”, për progresin e shtetit tonë në raportet ndërkombëtare, për treguesit në rritje të sundimit të rendit dhe ligjit, demokracisë dhe zhvillimit ekonomik.

Delegacioni zviceran u njoftua më gjerësisht për politikat industriale, konkretisht për përparësitë konkurruese të sektorëve industrial, me shembuj suksesi në ‘business process outsourcing’, për shkathtësitë e të rinjve tanë në inovacion dhe ndërmarrësi, si dhe për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimeve ekonomike në fushat me interes reciprok mes dy vendeve, përmes nënshkrimit të marrëveshjes EFTA.

Qeveria e Kosovës synon të zgjerojë bashkëpunimin me vendet e EFTA-s, në fusha me rëndësi të veçantë për të zgjeruar marrëdhëniet e tyre tregtare, siç janë flukset e investimeve, duke përfshirë transferimin e njohurisë dhe teknologjisë, politikën dhe ligjin e konkurrencës, prokurimin publik, tregtinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe çështje dhe politika të tjera të lidhura me tregtinë, duke përfshirë tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, bashkëpunimin doganor dhe të drejtat e pronësisë intelektuale.

Republika e Kosovës ka lansuar negociatat me vendet EFTA gjatë muajit qershor 2022, gjersa ka përfunduar raundin e parë të negociatave në fund të muajit gusht 2022 .


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 dhjetor 2022

- Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës të Sistemit të Alarmit Publik me tinguj të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda. (Prishitnë, ora 12:05)

- Ndihmës administratorja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar për Europë dhe Euroazi, Ambasadorja Erin E. McKee, do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me akterë të ndryshëm duke përfshirë përfaqësues të Qeverisë, shoqërisë civile, sektorit privat, bartës të rinj të ndryshimeve etj. (Lokalet e Royal Beverages, Velekincë, Komuna e Gjilanit, ora 13:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e shoqëruar nga kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, do të mbajë tubim me vajza e gra. (Teatrin e Qytetit "Avdush Hasani", ora 14:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e shoqëruar nga kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi do të vizitojë Qendrën e Handikos-it në Podujevë. (Objekti i Qendrës në Podujevë, ora 15:30)

- Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit do të shfaqen filma vendor dhe të huaj, ku do të ketë diskutime me me autorët pjesmarrës! (Kino Armata, ora 17:00)
 
- Mbahet ceremonia e mbylljes së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit më ç'rast do të behët edhe ndarja e çmimeve. (Kino Armata, ora 19:00 )