25 Prill 2024

Kosova dhe Shqipëria diskutojnë eliminimin e barrierave tregtare

Prishtinë, 24 korrik - Zëvendësministri i Ministrisë së Financave Agim Krasniqi dhe Ministra e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, kanë pritur sot në vizitë zyrtare zëvendësministren e Financave të Republikës së Shqipërisë Irena Beqirja.

Zëvendësministri i Ministrisë së Financave Agim Krasniqi bëri të ditur se gjatë takimin me homologen e tij Ministren  Irena Beqirja, kanë diskutuar për  vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë, si dhe u rikonfirmua edhe një herë për bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve rreth procedurave në dogana dhe në Administratat tatimore.

“Gjithashtu diskutuam për mundësinë e identifikimit të pengesave apo vonesave në këto proceduara, në mënyrë që ne i shtyjmë dy institucionet tona , doganat e Kosovës dhe ate të Shqipërisë, si dhe administratat tatimore që ti kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë që i kemi të dy vendet në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit që i kemi si institucione dhe si Qeveri”, shtoi zëvendësministri Krasniqi.

Ai gjithashtu bëri të ditur se në këtë takim është diskutuar edhe për problemet që janë shfaqur ose mund të shfaqën në fushën e biznesit në mënyrë që tregtarët ta kenë më të lehtë eksportin dhe importin. Sipas, zëvendësministrit Agim Krasniqi, qëllimi i takimit ishte për të vazhduar bashkëpunimin dhe që ta kemi më të lehtë shkëmbimin tregtar.

Ndërsa, zëvendësministrja e Financave të Shqipërisë, Irena Beqiraj, është zotuar për vazhdimin e bashkëpunimit me Kosovën. “Qeveria shqiptare zotohet se do të vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën dhe me vazhdimin e këtij bashkëpunimi të gjitha do të zgjidhën. Ne kemi çmime reference jo vetëm me Kosovën por për të gjitha vendet”, është shprehur zëvendësministrja Beqiraj.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, theksoi se është e vërtetë që  Kosova si anëtare e CEFTA-s ka disa probleme dhe barriera tregtare me disa vende, sidomos me vendet fqinje, një numër të barrierave i kemi edhe me Shqipërinë.

 “Ajo çfarë është përparësi me autoritet shqiptare kemi bashkëpunim shumë të ngushtë, kemi qasje në nivele më të larta institucionale atje dhe ka një vullnet politik për ti zgjidhur këto probleme. Ne sot, biseduam për çmimet referente të papates, zëvendësministrja Beqiraj ashtu edhe Ministrja Ikonomi janë zotu edhe më herët që kjo është një ndër metodat e mundshme për tu implementuar, por nuk do të implementohet, por do të përdoren çmimet e transaksioneve. Të dy drejtorët e Doganave, të institucioneve respektive, të cilët sot ishin prezent do të ulen dhe brenda 1 jave do të  dokordohen për eliminimin e çmimeve referente të të gjitha produkteve “shtoi ministrja Hykmete Bjarami.

Ajo me këtë rast gjithashtu ju bëri thirrje fermerëve kosovare që pa asnjë hezitimi ta eksportojnë papaten e tyre në Shqipëri, sepse nuk do të kenë barriera nga autoritetet doganore të Shqipërisë.

Ndërsa, zëvendësministrja e Financave të Republikës së Shqipërisë Irena Beqirja, bëri të ditur se takim ndërmjet dy vendeve në vazhdën e  të gjitha diskutimeve që kanë pasur deri më tani të dy Ministritë e Financave nga të dyja vendet. Unë mendoj se midis tatimeve dhe Doganave të Kosovës dhe Shqipërisë të cilat janë agjenci nën Ministritë e Financave, ka pasur një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë dhe mund të themi që në bashkëpunimin e të dy Qeverive Ministritë e Financave kanë qenë pararojë.

“Kemi rëndë dakord që dy organizatat tona të tatimeve dhe doganave, në çdo vendimmarrje dhe në çdo proces që lidhet me tregtinë ndërmjet dy vendeve të dakordojnë paraprakisht. Vullneti politikë nga  të të dyjave palëve është. Qeveria shqiptare zotohet dhe është zotuar gjithmonë që tregtia me Kosovën është një nga prioritetet tona dhe ne duam që ta zhvillojmë tregtinë me Kosovës dhe në të njëjtën kohë produktet kosovare janë të mirëpritura në Shqipëri” shtoi zëvendësministrja Beqiraj.

Në këtë takim, murrën pjesë edhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi, Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave të Republikës së Shqipërisë Belinda Ikonomi, drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës Bahri Berisha, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës Sakip Imeri, si dhe drejtori i Departamentit të Politikave Ekonomike, Publike dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar Financiar Behxhet Haliti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)