26 Prill 2018

Koreja e Jugut pezullon tarifat ndaj importeve nga ShBA-ja

Seul, 7 prill - Koreja e Jugut do të pezullojë koncesionet tarifore për disa mallra që importon nga Shtetet e Bashkuara.

Veprimi bëhet në përgjigje të tarifave të vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi qelizat diellore dhe makinat larëse nga Koreja e Jugut, me vlerë rreth 1.4 miliardë dollarë amerikanë në vit.

Megjithatë, Seuli nuk ka detajuar se cilat produkte të ShBA-së do të jenë subjekt i taksave të reja.

Pala amerikane njoftoi në janar se do të vendoste tarifa deri në 50 për qind për makinat larëse të importuara nga Koreja e Jugut për tre vjetët e ardhshëm, dhe deri në 30 për qind për qelizat dhe modulet diellore për katër vjetët e ardhshëm.

Pala koreanjugore thotë se planifikon t'i zbatojë tarifat e reja deri kur ShBA-ja të ndalojë masat e saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Prill 2018

- Ministria e Zhvillimit Ekonomi organizon konferencë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në TIK. (Ndërtesa e AUK, rruga për Gërmi, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

 - Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe në nderim të viktimave në Kompleksin Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës. (Kompleksi Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës, ora 11:40)

- Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare te të Zhdukurve të Kosovës organizon tubimi përkujtimor. (Kompleksi Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës, ora 12:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Tubimin Qendror Përkujtimor në Kompleksin Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës. (Kompleksi Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës, ora 12:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut organizon aksionin simbolik me rastin e Ditës Kombëtare për Personat e Pagjetur. (Sheshi Ibrahim Rugova, ora 20:00)