16 Korrik 2018

Konsumatorët janë humbësit më të mëdhenj në luftën tregtare

Washington, 3 korrik - Në raportin e publikuar ditët e fundit, Banka e Amerikës Merrill Lynch thekson se politikat tregtare të Trump-it janë përsëritje e politikave të tmerrshme të viteve '80 të shekullit të kaluar dhe ashtu si 30 vjet më parë, konsumatorët amerikanë do të jenë humbësit më të mëdhenj në luftën tregare.

Kreu i studimeve të ekonomisë globale në këtë Bankë Ethan Harris nënvizoi në raport se politikat doganore dhe vëmendja që i kushton Trump-i deficitit tregtar është një përsëritje e politikave të ngjanshme të viteve '80 të shekullit të kaluar, sidomos ato ndaj Japonisë.

Sipas tij, mësimet e marra nga këto përvoja kanë vlerë edhe sot. Së pari, vendosja e barrierave tregtare nuk mund të zvogëlojë medoemos deficitin; së dyti, tarifat doganore dhe barrierat tregtare do të ngrenë çmimin e mallrave, për të cilat janë konsumatorët amerikanë që paguajnë; së treti, industritë që duhet të mbrohen nuk marrin asnjë mbështjetje sepse asokohe, kufizimi i importeve të makinave shkaktoi vetëm një ulje prej 3 pikë për qind të pjesës së makinave japoneze në tregun amerikan.

Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe në industrinë e çelikut dhe të gjysmëpërçuesve. Disa fitore të vogla kanë shkaktuar humbje të mëdha për konsumatorët dhe ekonominë amerikane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Korrik 2018 - Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Zëvendës-Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për çështjen e Parandalimit të Konflikteve, Pete Marocco. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00 - vetem pamje)

- Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë organizon lansimin e programit për financimin e NVM-ve dhe bizneseve fillestare Start-up. (Innovation Center Kosovo, Rr. “Rexhep Mala” 28 A, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrat qendrore te Vetëvendosjes, ora 12:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani dhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri nënshkruajnë marrëveshjen për Zonën Ekonomike. (Komuna e Vushtrrisë, ora 14:00)