29 Mars 2024

Kompletimi i kornizës ligjore për investimet strategjike i domosdoshëm

Prishtinë, 13 tetor - Kompletimi i akteve nënligjore për Ligjin e Investimeve Strategjike duhet të shihet me prioritet nga ana e Qeverisë ashtu që ligji i cili ka krijuar shumë pritje nga ana e investitorëve strategjikë të mund t’i shërbejë qëllimit për çka është aprovuar.

Ky konkluzion doli nga tryeza e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me Ministrin e Diasporës dhe Investimeve Strategjike Dardan Gashi.

Ministri Dardan Gashi tha se Ministria që ai drejton do të vazhdojë të ketë bashkëpunim të ngushtë me rrjetet e bizneseve të diasporës anembanë botës me qëllim të inkurajimit dhe lehtësimit të investimeve të tyre në Kosovë.

 Ai poashtu tha se duhet të punohet me ritëm të shtuar në kompletimin e infrastrukturës ligjore për investimet strategjike, duke shtuar se kjo bëhet më e nevojshme për shkak të interesimit të madh që kanë shfaqur investitorët potencialë seriozë të huaj për investime në fusha të ndryshme.

Ai poashtu sqaroi objektivat e ligjit dhe kriteret në bazë të të cilave një investitorë, i huaj apo vendor, mund të fitojë statusin e investitorit strategjikë, si dhe përfitimet të cilat dalin nga një status i tillë.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane Arian Zeka shprehu gatishmërinë e komiteteve përkatëse brenda kësaj organizate për ofrimin e kontributit konkret në draftimin e udhëzimeve administrative që duhet të rregullojnë funksionalizimin e Ligjit mbi Investimet Strategjike.

Ai shprehu mendimin e tij se duhet bërë një ndarje e qartë e autoritetit ndërmjet Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, e cila ka qenë sponsorizuese e ligjit në fjalë.

Bizneset e pranishme në tryezë shprehen komentet dhe rekomandimet e tyre përkitazi me implementimin më të efektshëm të ligjit por edhe tërheqjes së investimeve nga diaspora.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)