28 Mars 2024

Klubi i Prodhuesve në takim me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë

Prishtinë, 16 shtator - Klubi i Prodhuesve të Kosovës ishte në një takim pune me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi, ku e falënderuan dhe e përkrahën për ftesën e tij publike drejtuar institucioneve publike dhe shtetërore të vendit që t’i mbështesin prodhimet vendore.

Ftesë kjo e cila sipas KPK-se kërkon që në procedurat e tenderimit këto institucione të fusin si kriter edhe prodhimin vendor.

Klubi i Prodhuesve e falënderuan Ministrin Krasniqi, dhe deklaruan që një ftesë e tillë tregon edhe një herë përkushtimin e kësaj Ministrie në fuqizimin dhe zhvillimin e produkteve vendore.

Por edhe seriozitetin e Ministrit në marrjen për bazë të kërkesave të cilat janë shqyrtuar në takime të shumta me vetë prodhuesit.

Po ashtu gjatë takimit u diskutua edhe për sfidat me të cilat po përballen prodhuesit gjatë kohës së pandemisë, por edhe kërkesat e menjëhershme të tyre për rimëkëmbje nga kjo gjendje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)