15 Shkurt 2019

Kina rrit tarifat ndaj importeve amerikane me 60 miliardë dollarë

Pekin, 19 shtator - Kina njoftoi një rritje të tarifave ndaj importeve amerikane me 60 miliardë dollarë.

Vendimi erdhi si kundërpërgjigje pas njoftimit të Presidentit Trump për vendosjen e tarifave shtesë ndaj importeve kineze me vlerë 200 miliardë dollarë duke filluar nga 24 shtatori.

Trump paralajmëroi gjithashtu se "nëse Kina do të ndërmarrë veprime hakmarrëse ndaj fermerëve amerikanë apo industrive të tjera, Shtetet e Bashkuara do të zbatojnë menjëherë fazën tre të këtij vendimi, me tarifa në vlerën e 267 miliardë dollarëve".

Pekini njoftoi se nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të hakmerret ndaj tarifave të reja prej 10 për qind ose 200 miliardë dollarësh ndaj mallra kineze të njoftuara nga Presidentit amerikan Donald Trump.

Kjo rrezikon një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Autoritetet kineze njoftuan të martën, një rritje të tarifave ndaj importeve amerikane me 60 miliardë dollarë.

Në një deklaratë të shkurtër të ministrisë kineze të Tregtisë thuhej se "për të mbrojtur të drejtat dhe interesat legjitime të vendit në tregtinë e lirë ndërkombëtare, Kina nuk ka zgjidhje tjetër veçse të hakmerret".

Të hënën, autoritetet kineze patën paralajmëruar se nëse zoti Trump do të bënte përpara me vendosjen e tarifave, Kina nuk do të rrinte thjesht në pozita mbrojtëse.

Të martën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Geng Shuang tha gjatë një konference për shtyp se bisedimet janë mënyra e vetme e duhur për të zgjidhur problemet si dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara për të mungesë sinqeriteti.

"Kina ka theksuar në mënyrë të përsëritur se dialogu dhe vlerësimi i kujdesshëm që bazohet tek barazia, mirëbesimi dhe respekti reciprok është e vetmja mënyrë e duhur për të zgjidhur problemet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve. Veprimet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara deri tani nuk kanë treguar sinqeritet dhe vullnetit të mirë", tha ai.

Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara i bënë ftesë Pekinit për të rifilluar bisedimet më vonë gjatë këtij muaji në Uashington. Por tarifat e reja amerikane me vlerë prej 200 miliardë dollarësh hyjnë në fuqi në 24 shtator, duke i lënë palëve pak pak kohë për bisedime.

Ndërsa njoftoi tarifat e reja të hënën, presidenti Trump paralajmëroi se "nëse Kina do të ndërmarrë veprime hakmarrëse ndaj fermerëve apo industrive të tjera amerikane, Uashingtoni do të nisë zbatimin e menjëhershëm të fazën së tretë, që nënkupton tarifa shtesë ndaj importeve kineze, me një vlerë prej rreth 267 miliardë dollarësh".

Në një postim në Twitter zoti Trump shkruante se vendimi i tij për të rritur tarifat e ka përmirësuar ekonominë amerikane.

Tarifat shtesë prej 267 miliardë dollarësh pritet të mbulojnë të gjitha importet kineze në Shtetet e Bashkuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 shkurt 2019 - Nisja e Deklaratës së Pavarësisë nga Kuvendi i  Republikës së Kosovës, për në 7 qendrat kryesore të Republikës së Kosovës Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë, Ferizaj. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 9:00)
 
- Vendosja e Deklaratës së Pavarësisë. (Sheshi “ Nënë Tereza, ora 9:30)

- Shoqata"Miqtë e Amerikës" organizon ekspoziten me fotografi të formatit 180×60cm me disa personalitete që ndikuan në krijimin e shtetit të Kosovës si Bill Clinton, George W. Bush, Merkel, Mbretëresha Elizabeta, Sarkozy, etj. (Sheshi tek shtatorja "Nëna Tereza" ora 10:00)

- Hapet ekspozita e punimeve artistike “Simbolet e Pavarësisë”. (Sheshi  “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Hapja e Panairit të produkteve Vendore. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 10:30)

- Let's Do It do të organizojë aksion pastrimi së bashku me komunën e Hanit të Elezit. (Pika kufitare "Hani i Elezit", ora 11:00)

- Shoqata Bamirëse Jetiamt e Ballkanit organizon ceremonisë solemne të dorëzimit të 17 banesave për familjet në nevojë e cila organizohet për nder të 17 shkurtit - Ditës së Pavarsisë së Republikës së Kosovës. (Salla e Kuqe, ora 11:00)

- Alternativa e përfaqësuar nga Mimoza Kusari - Lila Kryetare, do të mban konferencën për media për të prezantuar qëndrimin e subjektit politik lidhur me "Kosova 11 vjet shtet - Ngecjet në zhvillimin ekonomik dhe mundësitë përpara". (Selia e partisë, Kompleksi Qafa, Rr. Uçk, kati 1, nr. 67, ora 12:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës dhe British Council organizojn panel diskutimi me temë “A je Shën Valentini im? Romantizmi mbivlerësohet”. (Galeria e Arteve të Kosovës, ora 12:00)

- Komuna e Gjilanit organizon solemnitet për ndarjen e titullit “Qytetar Nderi” në shënimin e njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon nddarjn e titullit “Nderi i Qytetit” në shënimin e njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 14:00)

- Hapet ekspozita "Qytetet Shqiptare në fotografi të vjetra 1863-1916". (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 17:00)

- Fondacioni Lumbardhi dhe Fondacioni Kosovar i Arkitekturës organizojnë ligjeratën publike “Bukuria e asaj që mbetet” të arkitektes Aslıhan Demirtaş. (Kino Lumbardhi, ora 17:00)

- Vendosja e Deklaratës së Pavarësisë në sheshin kryesor të qytetit të Gjilani. (Sheshi “Idriz Seferi” në Gjilan, ora 17:00)

- Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip S. Kosnett, do të mbajë një fjalë të shkurtër hapëse për interpretimin e OneBeat Balkans në teatrin ODA. (Teatri ODA, ora 20:30)