15 Dhjetor 2019

Kina rinis importimin e produkteve bujqësore amerikane

Pekin, 29 korrik - Autoritete kineze kanë konfimuar se miliona tonë sojë amerikane janë dërguar në Kinë pas takimit të dy presidentëve në qershor në Osakë të Japonisë.

Para disa ditësh, disa ndërmarrje kineze kanë bërë kërkesa ndaj furnizuesve amerikanë për blerje të reja të produkteve bujqësore amerikane.

Importimi i produkteve rinisi nga Kina pas njoftimit nga ShBA-ja për përjashtimin e tarifave shtesë mbi 110 produkte industriale kineze si dhe pas shprehjes së gatishmërisë për të nxitur biznesin amerikan dhe për të vazhduar furnizimin ndaj ndërmarrjeve kineze. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 dhjetor 2019

- Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë dhe Komiteti Lokal për Siguri Publike nga komuna e Vushtrrisë organizon takimin e nëntëmbëdhjetë të Këshillit Ekzekutiv të Komiteteve Lokale për Siguri Publike. (Hotel Emerald, ora 10:00) 
 
- Komuna e Deçanit dhe Ministria e Arsimit vendosin gurthemelin për ndërtimin e objektit të ri të Shkollës Fillore të Mesme dhe të Ulët 'Lidhja e Prizerenit'. (Deçan, ora 12:00)