19 Mars 2024

Kina do të ulë tarifat për importin e makinave

Pekin, 23 maj - Kina njoftoi të martën se do të ulë tarifat për shumicën e makinave të importuara, nga 25 për qind në 15 për qind, duke filluar nga 1 korriku.

Njoftimi i ministrisë së financave vjen pasi Presidenti Xi Jinping premtoi muajin e kaluar të ulë detyrimet tatimore për importet dhe të lehtësojë kufizimet mbi pronësinë e industrisë kineze të makinave.

Presidenti amerikan Donald Trump e ka përmendur disa herë tarifën prej 25 për qind ndaj automjeteve, si një pengesë të rëndësishme tregtare, duke tërhequr gjithashtu vëmendjen ndaj deficitit tregtar amerikan me Kinën.

Të dielën, Sekretari amerikan i Thesarit Stiven Mnuchin tha se të dy vendet "kanë bërë përparim shumë të rëndësishëm” dhe se gjatë negociatave të fundit “kanë rënë dakord mbi pikat e përgjithshme" me qëllimin për të zgjidhur problemet tregtare. Sipas tij, Kina ka rënë dakord të blejë më shumë mallra amerikane për të "zvogëluar ndjeshëm" hendekun tregtar.

Sipas presidenti Trump, falë marrëveshjes do të përfitojnë fermerët amerikanë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)