25 Prill 2024

Kërkohen masa anti-damping për vezët nga Shqipëria

Prishtinë, 14 qershor – Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Shpendarëve të Kosovës.

MTI njofton se përfaqësuesit e Shoqatës e njoftuan ministren Bajrami për shqetësimet që ata i kanë sa i përket importit të vezëve nga vendet e rajonit, me theks të veçantë nga Shqipëria.

“Përfaqësuesit e Shoqatës thanë se vezët e importuara nga Shqipëria janë të dampuara dhe njëherit janë të kualiteti të ulët dhe si të tilla po e dëmtojnë shumë prodhimin vendor dhe shëndetin publik”, njfton MTI.

Përfaqësuesit e Shoqatës kërkuan nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë që të shqyrtojë urgjentisht shqetësimet e ngritura në takim.

Ministrja Bajrami shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm në mes të MTI-së dhe Shoqatës së Shpendarëve të Kosovës si dhe u zotua që Departamenti i Tregtisë në kuadër të MTI-së menjëherë do të shohë mundësinë e zbatimit të Ligjit për masa mbrojtëse dhe Ligjit për masa antidamping në mënyre që të mbrohen prodhuesit e vendit.

Në të njëjtën kohë ministrja u zotua që to të kontaktoj menjëherë me Agjencinë e Veterinës dhe Ushqimit, në mënyre që të merren masa të shpejta edhe për mbrojtjen e shëndetit publik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)