20 Prill 2024

KE kërkon heqjen e tarifave amerikane për çelikun dhe aluminin

Bruksel, 1 maj - Komisioni Evropian bëri thirrje për heqjen e tarifave amerikane për çelikun dhe aluminin dhe tha se vendimi i presidentit, Donald Trump për të zgjatur masat e tarifave edhe për një muaj, krijon pasiguri për bizneset.

Komisioni tha përmes një deklarate për media se ka analizuar vendimin e Trumpit që tarifat ndaj Bashkimit Evropian të jenë në fuqi deri më 1 qershor.

“Vendimi i SHBA-së zgjat pasigurinë e tregut, i cili tashmë është i prekur nga këto vendime”, thuhet në deklaratë.

“Bashkimi Evropian duhet të jetë plotësisht dhe përgjithmonë i përjashtuar nga këto masa, pasi ato nuk mund të justifikohen në bazën e sigurisë kombëtare”, thuhet në deklaratë, ku shtohet se kapaciteti i tepërt i çelikut dhe aluminit nuk vjen vetëm nga Evropa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)