28 Mars 2024

Kahn: Lufta e valutave rrezikon ekonominë

Washington, 8 tetor - Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Domenique Strauss-Kahn paralajmëroi se "lufta" globale e valutave përbën një kërcënim real për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Në një intervistë për BBC-në, duke iu referuar konfliktit mes SHBA-së e vendeve europiane nga njëra anë dhe Kinës nga ana tjetër për nënvlerësimin që Pekini po i bën monedhës vendase huan, Strauss-Kahn tha se debatet dhe kundërshtitë mes këtyre vendeve tregon që ato kanë ndaluar bashkëpunimin e nisur gjatë periudhës së krizës. Ndërkohë Japonisë iu kërkua të ndërhyjë për të rivlerësuar monedhën e saj, jen.

"Dëshira dhe bashkëpunimi që vendet nisën përgjatë muajve të krizës financiare nuk është aq e fortë në ditët e sotme, madje disa vende po përpiqen të përdorin monedhën e tyre si armë ndaj një vendi tjetër", tha Strauss-Kahn.

Deklarata e kreut të FMN-së ka ardhur pas përplasjes mes SHBA-së dhe Kinës. Uashingtoni i kërkon Pekinit të ndalë nënvlerësimin artificial të monedhës së tij dhe për këtë u ndërmor një nismë nga Senati vendas për të kaluar një ligj që ndëshkonte mallrat kinezë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)