28 Mars 2024

Inspektori gjobit me 400 euro një market shkaku i mospërputhjes së çmimit të sheqerit

Gjilan, 11 mars - Inspektorët komunalë në Gjilan janë të vendosur në zbatimin e ligjit dhe sanksionimin e çdo operatori ekonomik që shkel të drejtat e konsumatorit.  

Duke reaguar sipas ankesës së një qytetari në lidhje me mospërputhjen e çmimit të reklamuar dhe atij që ka paguar në arkë, inspektorët komunalë kanë gjobitur me 400 euro një marketin Viva Fresh.

Çmimi i reklamuar i sheqerit në paketim 5 kilogramësh ka qenë 4.09 euro, ndërsa në arkë konsumatori ka paguar 4.19 euro.  

Për shkak të kësaj mospërputhjeje, në bazë të ligjit për mbrojtje të konsumatorit, inspekcioni i ka shqiptuar gjobën shitësit.

Drejtoria e Inspekcionit Komunal në Gjilan i fton qytetarët që t`i paraqesin rastet, kur hasin në shkelje të tilla dhe i garanton ata se çdo ankesë dhe kërkesë do të trajtohet me seriozitet të plotë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)