20 Maj 2022

Inspektorët e Rahovecit lirojnë trotuaret dhe ekspozimin e mallrave

Rahovec, 24 janar - Inspektorët Komunal dalin në teren njoftim për subjektet afariste që veprojnë në Komunën e Rahovecit për të liruar trotuarin nga ekspozimi i mallrave para lokaleve si dhe vendosja e frigoriferëve pa leje në hapësira publike.

 “Me qëllim të lirimit të hapësirave publike dhe krijimit të kushteve për qarkullim të sigurt të këmbësorëve në trotuare si dhe ruajtjen e mallrave, duke u bazuar në Rregulloren Komunale për kriteret për vendosjen e objekteve të përkohshme në hapësira publike  dhe ligjet tjera përkatëse, subjektet afariste të cilat veprimtarinë e tyre tregtare e zhvillojnë në pjesën urbane të qytetit dhe në zona rurale u ndalohet ekspozimi i mallrave para lokaleve si dhe vendosja e frigoriferëve pa leje në hapësira publike”, ka thënë drejtoresha Boshnjaku.

Drejtoresha Boshnjaku ka thënë gjithashtu se ky aksion i Inspektoratit vjen si rezultat i bllokimit të trotuareve të cilët pamundësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, njëkohësisht edhe për shkak të ruajtjes së produkteve të ndryshme ushqimore të cilat plasohen për shitje e nuk duhet të jenë të ekspozuara në hapësirat e jashtme.

Drejtoria për Punë Inspektuese në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të ndërmarr të gjitha masat e parapara ligjore për lirimin e hapësirave publike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 maj 2022

- Mbahet Kuvendi i  IX zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Deçan! (Hotel BanaSplit në Deçan, ora 10:00)

- Federata e pingpongut në bashkëpunim me komitetin e gjyqtarëve do të organizojë seminarin për gjyqtar dhe testimin teorik për licencim dhe rilicencim për vitin 2022. (Salla e konferencave të Shtëpisë së Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Gjilan, Lutfi Haziri mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 10:30)

- Komuna e Prishtinës po fillon edicionin më të ri në Kryeqytet të ashtuquajturin “Festivali i Pranverës” me moto mobiliteti. (Bulevardi "Xhorxh Bush", ora 12:00)

- Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan mban Kuvendin Zgjedhore. (Hotel Astoria, ora 12:00)