29 Mars 2024

Inflacioni në Turqi do të realizohet në nivelin 8 për qind

Ankara, 8 mars - Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit, “Fitch Ratings”, publikoi raportin e saj të fundit mbi “Perspektivën Ekonomike Globale”, ku thekson se këtë vit në Turqi pritet “rritje ekonomike e moderuar”.

Sipas parashikimeve të raportit në fjalë, inflacioni në Turqi do të realizohet në nivelin 8 për qind në fund të vitit 2017 dhe do të bjerë në 7,5 për qind në fund të 2018-s.

Pasi parashikon që politika monetare mbi normat e interesit do të ketë një ecuri rreth nivelit 9 për qind në fund të këtij viti dhe atij të ardhshëm, raporti i kësaj agjencie nënvizon se përmirësimi i moderuar i eksporteve do të mbështesë fuqishëm tregtinë neto.

“Fitch Ratings” njoftoi gjithashtu se rritja ekonomike mesatare e Turqisë gjatë viteve 2017 dhe 2018 pritet të jetë në nivelin 2,6 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)