25 Prill 2024

inflacioni në Shqipëri në nëntor ishte 1.7 për qind

Tiranë, 12 dhjetor - Instituti i Statistikave te Shqipërisë ka bërë të ditur së iInflacioni në muajin nëntor të këtij viti llogaritet 1.7%, raportoi . 

Sipas INSTAT-it, rritja vjetore e çmimeve në muajin nëntor është ndikuar kryesisht nga grupi "ushqime dhe pije joalkoolike" dhe grupi "qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji" dhe "transporti".

Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit "fruta" u rritën me 20,8%, pasuar nga nëngrupet "zarzavate përfshirë patatet" me 11,0%.

Nga ana tjetër, çmimet e nëngrupit "vajra dhe yndyrna" u ulën me 3,3%, pasuar nga nëngrupi "sheqer, reçel e ëmbëlsira" me 3,1%.

Ndonëse krahasuar me nëntorin e 2016-s, çmimet e grupit "ushqime dhe pije alkoolike" janë rritur me 3.7%, krahasuar me muajin tetor, çmimet e këtij grupi u ulën me 0,8%.

Ndërsa çmimet e grupit "transporti" u rritën me 1,3%, pasuar nga grupi "qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji" dhe "shëndeti" me 0,4% secili.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)