18 Maj 2022

Inflacioni në 19 vendet e Eurozonës arriti rekordin më të lartë

Bruksel, 8 janar - Shifrat e publikuara nga Eurostat tregojnë se inflacioni në 19 vendet që përdorin monedhën euro arriti rekordin më të lartë, nxitur nga rritja e kostove të ushqimit dhe energjisë.

Sipas Eurostatit, zyrës së statistikave të BE-së, çmimet e konsumit në eurozonë u rritën 5% në dhjetor krahasuar me një vit më parë.

Çmimet e energjisë ishin treguesi që shënoi rritjen më të madhe gjatë vitit të kaluar me 26%, pak më i ulët se muaji i kaluar. Rritja e çmimeve të artikujve ushqimorë u ngrit me 3.2%, në dhjetor nga 2.2% në nëntor. Çmimi i mallrave të tjera u rrit me një ritëm më të shpejtë prej 2.9%.

Megjithatë, rritjet e çmimeve për shërbimet ranë disi në 2.4%, duke sugjeruar se varianti omikron i COVID-19 uli kërkesën për udhëtime pushimi. Pa elemetët potencialisht të paqëndrueshëm si ushqimi dhe energjia, norma e inflacionit bazë të eurozonës qëndroi e pandryshuar në 2.6%.

Shifra e fundit thyen rekordin prej 4.9% të vendosur në nëntor dhe shënon nivelin më të lartë të inflacionit që nga fillimi i mbajtjes së regjistrave për monedhën euro në vitin 1997, dy vjet përpara përdorimit të saj aktual.

Kjo do të thotë se çdo gjë, nga artikujt ushqimore e deri tek mallrat e tjera dhe karburanti, po kushtojnë më shumë pasi rimëkëmbja ekonomike nga pandemia ka rritur kërkesën për energji dhe ka rënduar zinxhirët e furnizimit global.

Shifrat tregojnë se si inflacioni është shfaqur si një nga çështjet kryesore me të cilën po përballen politikanët.

Inflacioni po shton presionin që Banka Qendrore Evropiane të veprojë pasi i ka mbajtur normat e interesit jashtëzakonisht të ulëta për të stimuluar ekonominë që të rimëkëmbej nga pandemia. Ardhja e Omikronit ka detyruar një rishikim të çdo vendimi, që mund të pengojë rritjen ekonomike dhe analistët nuk presin që banka evropiane të rrisë normat deri në vitin 2023.

Inflacioni nuk është vetëm problemi i BE-së. Çmimet e konsumit në SHBA janë rritur me ritmin më të shpejtë në 39 vjet, dhe me ritmin më të lartë në më shumë se një dekadë në Britani. Inflacioni në Turqi arriti në 36% muajin e kaluar – më i larti në 19 vjet – ndërsa Brazili e pa atë të përshpejtohej në më shumë se 10%, ritmi më i shpejtë në 18 vjet.

Disa ekonomistë mendojnë se inflacioni në eurozonë do të arrijë kulmin së shpejti, nëse nuk e ka arritur tashmë. Një faktor kryesor janë çmimet e gazit natyror, "të cilat kanë qenë tepër të paqëndrueshme në javët e fundit dhe një element dominues i rritjes së fundit të inflacionit," thotë ekonomisti i lartë Bert Colijn, me firmën ING Bank.

Çmimet për gazin natyror dhe naftën në tregjet e së ardhmes sugjerojnë se inflacioni i energjisë ka të ngjarë të ketë arritur kulmin dhe mund të vijë duke u lehtësuar, tha ai.

Tani, "çështja është se sa e mprehtë do të jetë tendenca," tha zoti Colijn.

Ai dhe ekonomistë të tjerë parashikojnë se inflacioni bazë do të lehtësohet, por do të qëndrojë në ose mbi 2% këtë vit, duke i dhënë Bankës Qendrore Evropiane pak hapësirë për të vepruar kur bëhet fjalë për një vendim për normën e interesit.

Pavarësisht përhapjes së Omicronit dhe efekteve të pasigurisë në ekonominë globale, bankat qendrore kanë rritur normat e interesit për të luftuar inflacionin në rritje, ose janë duke ndërmarrë hapa në këtë drejtim.

Muajin e kaluar, Banka e Anglisë u bë banka e parë qendrore e një ekonomie të madhe të përparuar, që nga fillimi i pandemisë, që rriti normat e interesit. Banka Qendrore Evropiane ka marrë një qasje shumë më të kujdesshme, por gjithashtu ka vendosur të fillojë t’u japë fund gradualisht disa nismave të saj stimuluese vitin e ardhshëm.

Rezerva Federale e SHBA po ecën më shpejt se Evropa për të shtrënguar kredinë pasi çmimet e konsumit u rritën me 6.8% në nëntor të vitit të kaluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 maj 2022 - Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret me nderimet më të larta shtetërore për vizitë zyrtare Presidentin e Malit të Zi, Milo Đukanović. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 10:00 - Mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit më së voni deri në orën 9:20)

- Mbahet dita e dytë e konferencës së përbashkët profesionale ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, me Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, në do të organizohet punëtoria për Programin Kombëtar të muzeve në Kosovë. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 9:45)

- Ne kuadër të Thirrjes së Parë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile për Dorëzimin e Projekt Propozimeve në Programin ReLOaD2, Komuna e Istogut organizon sesionin e parë informues dhe trajnimin dy ditor mbi ‘Menaxhimin e Ciklit të Projektit’. (Salla e konferencave të Shtëpisë se Kulturës ‘Mensur Zyberaj’ në Rahovec, ora 10:00)

- Trupi Gjykues II i Dhomave të Specializuara të Kosovës shpall aktgjykimin në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. (Hagë dhe në https:// https://www.scp-ks.org/sq/transmetim, ora 10:00)

- Departameni i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane në Universitetin e Prizrenit hap dyert për tu informuar rreth studimeve të gjuhës gjermane. (Universiteti i Prizrenit, ora 10:30)

- Lëvizja FOL organizon forumin “FOL Hapur për Sundimin e Ligjit në Kosovë” me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey M. Hovenier si dhe Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu. (Holli i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. (Kabineti i kryetarit, ora 12:25 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanovic, do të vizitojë Komunën e Prishtinës me ç’ rast Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama do t’i dhurojë “Çelësin e Qytetit”. (Ndërtesa e vjetër të Komunës, ora 15:00)

- Kuvendi Komunal në Istog mban mbledhjen solemne për nder të vizitës së Zëvendësministrit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak. (Kuvendi Komunal i Istogut, ora 15:30)

- “Celebrating Kosovo’s Trustbuilders” prezenton interface-in e ri te plaformës Kosovo Trustbuilding Platofrm si dhe festimin e me shumë se tre viteve të arritjeve në avancimin e Agjendës së Ndërtimit të Besimit ne Kosove duke ndare histori frymëzuese dhe pozitive te individeve te ndryshem nga perkatesi te ndryshme etnike ne Kosove. (Hotel Emerald, ora 18:00)

- Shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve me temën “The Power of Museums - Fuqia e Muzeve”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 19:00)