19 Mars 2024

Indeksi i çmimeve në 2019 ishte më i lartë për 2.7 për qind krahasuar me 2018

Prishtinë,  29 maj - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar publikimin vjetor të Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për vitin 2019.

Publikimi vjetor i Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) i harmonizuar sipas konceptit ndërkombëtar, është implementuar nga muaji janar i vitit 2015 dhe përmban seritë kohore në baza vjetore për periudhën 2002 – 2019, të rillogaritur me vitin bazë 2015=100.

Norma mesatare vjetore e inflacionit në vitin 2019 ishte 2.7%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2019 ishte më i lartë në një mesatare prej 2.7 për qind, krahasuar me vitin 2018.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (11.1%), me një ndikim prej 1.1 për qind në IHÇK; mish (3.8%) dhe perime (11.1%), që secili nëngrup ndikoi me 0.4 për qind në IHÇK; qumësht, djathë dhe vezë (2.8%), me një ndikim prej 0.2 për qind në IHÇK; kafe, çaj dhe kakao (6.2%), pije alkoolike (1.9%), duhan (3.2%), mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2.8%), blerje e automjeteve (1.4%), dhe përdorim i pajisjeve për transportin personal (1.5%), që secili nëngrup ndikoi me 0.1 për qind në IHÇK.

Po ashtu edhe sheqer dhe ëmbëlsira (1.6%), mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (2.3%), enë, takëme dhe mjete të ndryshme të kuzhinës (1.4%), pushime të organizuara (3.2%), shërbime hoteliere (0.9%), shërbime të akomodimit (5.7%), gjëra personale (3.4%), dhe sigurime (3.3%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.2 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-4.6%); dhe shërbime për transport (-3.7%) - (rënie e çmimeve të biletave të aeroplanit), që secili nëngrup ndikoi me (-0.1) për qind në IHÇK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)