18 Janar 2021

Hoti premtoi vazhdimin e mbështetjes për gastronomët dhe shitësit me pakicë

Prishtinë, 4 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, takoi sot përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve dhe të Rrjetit të Shitësve me Pakicë, të cilëve ju premtoi vazhdimin e mbështetjes financiare me masa konkrete të Qeverisë.

Kryeministri Hoti në këtë takim shpalosi pakon e re të mbështetjes në vlerë prej 200 deri 220 milionë euro për tre mujorin e parë të vitit 2021,  ku midis tjerash përfshihet edhe zbritja e TVSH-së nga 18% në 8 % për këtë vit, masa këto të parapara me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve dhe ata të Shoqatës së Shitësve me Pakicë, kërkuan nga Kryeministri Hoti rishikimin e mundësisë për zgjatjen e orarit të punës si dhe ndryshime në mënyrën e shpërndarjes së pakos së re të ndihmës për bizneset për vitin 2021.

Në këtë takim u theksua rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit dhe koordinimit midis Qeverisë dhe komunitetit të biznesit, me qëllim që pasojat e pandemisë Covid-19 të përballohen më lehtë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Dhjetor 2020 - Ministria e Punëve të Brendshme bën përurimin e aneks-objektit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë. (Objekti i Agjencisë, që gjendet afër ish-fabrikës së amortizatorëve, ora 9:30)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehures Mimoza Pajaziti. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Me rastin e fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të vizitojnë shkollën fillore "Lekë Dukagjini" dhe Gjimnazin "Remzi Ademaj", ora 10:00. (Nisja e organizuar nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:40)

- Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 193-të në të cilin pritet të votohet për Kryesuesin dhe Zëvendëskryesuesin e ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehurit Emin Stublla për vrasje në tentativë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 10:00)

- Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi do të mbajë konferencë për media. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ndajë çmimin vjetor “Anton Çetta”. (Ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, prezenton Programin Zgjedhor 2021-2025. (Biblioteka Kombëtare, ora 15:00)