28 Mars 2024

Hasani e Apostolova diskutojnë mundësin e aplikimit të Kosovës në OBT

Prishtinë, 26 shtator - Ministri i  Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, njëkohësisht Përfaqësuese Speciale e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, me bashkëpunëtorë, ku u diskutua për zbatimin e projekteve në kuadër të programit të IPA-s.

Ministri Hasani falënderoi znj. Apostolova për përkrahje te vazhdueshme për institucionet e Kosovës.

Çështje tjetër që u diskutuan ishin mundësia dhe forma e aplikimit të Kosovës në Organizatën Botërore të Tregtisë, për MSA-në, kryesimin e Kosovës me marrëveshjen e CEFTA-s.  

Ministri Hasani për te gjitha këto e siguroi znj.Apostolova se do të veprojë ne koordinim të plotë me Zyrën e BE-së në Kosovë.

Znj.Apostolova theksoi rëndësinë e përmbushjes se obligimeve në kuadër të Zonës Ekonomike Rajonale dhe përkushtimin e MTI-së dhe institucioneve të Kosovës në përgjithësi.

Në fund, ministri Hasani tha se posa te emërohet Koordinatori Nacional nga Zyra e Kryeministrit do te fillojmë përgatitjet për dokumentin “Plani shumëvjeçar”, i cili përmban katër komponentë: tregti, investime, lëvizshmëri dhe agjendë digjitale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)