16 Prill 2024

Harley Davidson kërcënohet nga tarifat, vendos të prodhojë jashtë SHBA-ve

Washington, 27 qershor - Prodhuesi amerikan i motorave, "Harley Davidson", tha të hënën se do të transferojë jashtë shtetit disa prodhime të tij për klientët europianë, për të shmangur tarifat shpaguese që mund t'i kushtojnë kompanisë deri në 100 milionë dollarë amerikanë në vit.

Si një masë kundër tarifave shtesë të ShBA-së mbi çelikun dhe aluminin, të vendosura më parë këtë muaj, BE-ja të premten e kaluar rriti tarifat për motoçikletat e importuara nga ShBA-ja, në 31 për qind, një rritje kjo prej 25 pikë përqindjeje.

Tarifat në rritje do të rezultojnë në një kosto shtesë prej rreth 2 200 dollarë amerikanë për një motor mesatar.

"Harley Davidson" tha se nuk do të rrisë çmimet e prodhimeve të tij në tregun europian, por do të zhvendosë jashtë shtetit disa prodhime amerikane.

Kompania do të përfundojë zhvendosjen e prodhimit të produkteve të saj në vende si Australia, Brazili, India dhe Tajlanda në 18 muaj.

Kompania e famshme amerikane e motorave shiti rreth 40 000 motoçikleta të reja në tregun e BE-së vitin e kaluar, që përbënte mbi 16 për qind të shitjeve të saj. Të ardhurat e krijuara nga shitjet në Europë renditen të dytat pas shitjeve në tregun amerikan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)