18 Prill 2024

Hapet Panairi Dimëror në Mitrovicën Veriore

Mitrovicë, 21 dhjetor - Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal (ARDA) organizon ceremoninë e hapjes së edicionit 2017 të Panairit Dimëror që do të mbahet sot në Sheshin “Kralja Petra” në Mitrovicë Veriore.

Afro 40 biznese vendore, nga shtatë komuna në rajonin e veriut, do të jenë në gjendje ta prezantojnë mallin e tyre nga industria ushqimore e deri tek zejet dhe punimet artizanale për tri ditë radhazi në Mitrovicën e Veriut.

Panairi dimëror ua ofron një mundësi ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe bizneseve fillestare që t’i promovojnë produktet e tyre, t’i avancojnë nismat për komunikim dhe marketing dhe t’i lehtësojnë shkëmbimet biznes me biznes.

Panairi i Dimrit është një ngjarje tradicionale që organizohet nga ARDA në kuadër të projektit të financuar nga BE “Mbështetje Zhvillimit Ekonomik Rajonal” që administrohet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë.

Ky manifestim tashmë tradicional është i dizajnuar si një mundësi për të mbështetur përpjekjet e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme prodhuese dhe bizneseve të reja në promovimin e produkteve të tyre dhe në avancimin e nismave të tyre për komunikim dhe marketing, si dhe të lehtësojë takimet Biznes-me-Biznes.

Për tre ditë rresht, mbi 40 biznese vendore të shquara për prodhime vendore të cilësisë së lartë do të promovojnë produktet e tyre që variojnë nga industria e ushqimit dhe deri tek artizanalet dhe punimet artistike.

Panairi i Dimrit do të ofrojë edhe mundësi argëtimi, përfshi muzikën, pllakate me animacione, këndin e fotografimit, mundësi për ngjyrosje të fytyrave të fëmijëve dhe lojëra për fëmijë dhe pjesë të tjera artistike. 

Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal (ARDA) është një rrjet për zbatimin e politikave të Kosovës dhe BE-së dhe është një organizatë e pavarur, jo-qeveritare e themeluar në janar të vitit 2013 nga pesë Agjencitë e Zhvillimit Rajonal (Veri, Lindje, Perëndim, Jug dhe Qendër) në Kosovë.

Misioni i ARDA-s është të koordinoj dhe promovoj zhvillimin rajonal dhe rural në Kosovë. Në arritjen e objektivave të saj, organizata promovon bashkëpunimin dhe komplementaritetin me autoritetet përkatëse të Kosovës në nivel qendror dhe lokal, asociacionin e komunave, Zyrën e BE-së në Kosovë dhe donatorët e tjerë, si dhe hisedarë të tjerë relevant.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)