29 Mars 2024

Greqia rikthehet në tregjet financiare

Athinë, 25 korrik - Greqia rikthehet sot në tregjet financiare, me emetimin e obligacionit të parë grek në tre vjet, duke zhvilluar një provë të madhe besimi për tregjet.

Qeveria njoftoi të hënën emetimin e një obligacioni me afat maturimi pesë vjeçar, me një normë interesi prej 4,75 për qind.

"Oferta pritet të bëhet më 25 korrik 2017, sipas kushteve të tregut, me një shlyerje të parashikuar më 1 gusht", deklaroi Ministria greke e Financave në një komunikatë.

Ky vendim erdhi pas marrëveshjes së Fondit Monetar Ndërkombëtar javën e kaluar për pjesëmarrjen në të ardhmen të institucionit ndërkombëtar në planin e ndihmës për Greqinë dhe njoftimin e rritjes të perspektivës për vlerësimin e Greqisë nga agjencia e vlerësimit "SP Global Ratings".

Lëvizja është pritur me skepticizëm nga shumëkush, me disa analistë që mendojnë se mund të ketë qenë edhe e parakohëshme.

"Unë besoj se është një hap i mirë, por vetëm një hap. Besoj se duhet të shohim më thellë. Sigurisht është një hap në drejtimin e duhur. E ardhmja do të tregojë  nëse ishte një lëvizje e mirë apo jo.Koha është pak e rrezikshme në këtë fazë, por rezultati do të flasë. Shpresojmë se është pjesë e një strategjie të plotë për rikthim në tregje”, tha analisti Nick Kafkas.

Hera e fundit që Greqia doli në tregun ndërkombëtar të bonove, ishte viti 2014, një vit para se kryeministri i sapozgjedhur Aleksis Tsipras të nënshkruante paketën e re të shpëtimit, të tretën për vendin që nga 2010-a, pas muajsh negociatash të tensionuara me BE dhe FMN.

Muajin e kaluar, Greqia përmbylli një rishikim të planit të shpëtimit, ndërsa huadhënësit e saj ofruan disa detaje mbi masat që duhen marrë, kur plani aktual të përfundojë në 2018, për të zbutur malin e borxheve që arrin në 180 për qind të GDP.

Ky zhvillim, krijoi paqartësi në tregjet greke dhe qeveria Tsipras tha se kjo do të shikohej si një test dhe do të konsiderohej pjesë e një strategjie të plotë për të garantuar që vendi të rikthehet plotësisht në tregje vitin e ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)