11 Gusht 2022

Gjermania regjistron 1 miliard euro deficit të tregtisë së jashtme

Berlin, 4 korrik - Zyra Federale e Statistikave (Destatis) ka njoftuar se Gjermania shënoi deficit tregtar të jashtëm prej 1 miliard euro në muajin maj.

Sipas Destatis, eksportet dhe importet e vendit u rritën me 11.7 për qind dhe 27.8 për qind në 125.8 miliardë, respektivisht 126.7 miliardë euro, në bazë vjetore në maj.

Në baza mujore, eksportet e Gjermanisë pësuan rënie prej 0.5 për qind ndërsa importet u rritën me 2.7 për qind në maj.

Gjithashtu, sipas Destatis, eksportet e vendit në Rusi u rritën me 29.4 për qind në 1 miliard euro në maj kundrejt prillit dhe ranë 54.6 për qind në krahasim me majin 2021.

Importet e Gjermanisë nga Rusia ranë me 9.8 për qind në bazë mujore në maj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 gusht 2022

- Handikos organizon ceremoninë e shpërndarjes së 70 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion nga Izraeli, ku do të marrin pjesë ambasadorja e Izraelit, znj. Tammy Ziv, ministrja e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë,  znj. Donika Gërvalla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara Adresa: Veternik, ora 10:00)

- Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Në qytetin e Vushtrrisë organizohet Akademia Verore "Arbën Xhaferi‘’ edicioni i II-të. (Kalaja e Vjetër të Vushtrrisë, ora 17:00)